PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
PisaCilësia e mësimdhënies dhe politizimi i shkollave, faktorët kryesorë të rezultateve të dobëta në PISA sipas pjesëmarrësve në pyetësorin e Telegrafit
2 min čitanja
Pisa

Cilësia e mësimdhënies dhe politizimi i shkollave, faktorët kryesorë të rezultateve të dobëta në PISA sipas pjesëmarrësve në pyetësorin e Telegrafit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Cilësia e mësimdhënies dhe politizimi e menaxhimi joefektiv i shkollave janë vlerësuar si faktorët kryesorë që ndikojnë në rezultatet e dobëta të nxënësve nga Kosova në testin ndërkombëtar PISA, sipas pjesëmarrësve në një pyetësor të realizuar nga Telegrafi.Në pyetjen “Cili është shkaku kryesor i rezultateve të dobëta në testin PISA të nxënësve nga Kosova?”, kanë votuar gjithsej 779 lexues.Nga rezultatet e publikuara, 309 pjesëmarrës, apo 40 për qind, kanë vlerësuar se shkaku kryesor është cilësia e mësimdhënies. Në vendin e dytë renditet politizimi dhe menaxhimi joefektiv i shkollave, të cilin e kanë përzgjedhur 199 pjesëmarrës, apo 26 për qind e votuesve.Ndërkaq, 163 pjesëmarrës, përkatësisht 21 për qind, kanë vlerësuar se rezultatet e dobëta lidhen me kurrikulat që nuk u përgjigjen nevojave të nxënësve.Trajnimin e mësimdhënësve për metoda moderne të mësimdhënies e kanë përzgjedhur 58 votues, apo shtatë për qind, ndërsa 50 pjesëmarrës, apo gjashtë për qind, kanë konsideruar se një nga shkaqet kryesore janë tekstet e papërshtatshme. Mbi 82 për qind e lexuesve të Telegrafit kërkojnë që arsimi të shpallet urgjencë kombëtare, por çfarë thonë njohësit Rezultatet e këtij pyetësori pasqyrojnë perceptimet e lexuesve të Telegrafit për faktorët që ndikojnë në performancën e nxënësve në testin PISA. Ato nuk përbëjnë një matje përfaqësuese të opinionit të të gjithë qytetarëve të Kosovës.Pyetja është pjesë e angazhimit të Telegrafit për të trajtuar gjendjen në sektorin e arsimit dhe për të nxitur diskutimin publik mbi sfidat dhe reformat e nevojshme në këtë fushë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Cilësia e mësimdhënies dhe politizimi e menaxhimi joefektiv i shkollave janë vlerësuar si faktorët kryesorë që ndikojnë në rezultatet e dobëta të nxënësve nga Kosova në testin ndërkombëtar PISA, sipas pjesëmarrësve në një pyetësor të realizuar nga Telegrafi.Në pyetjen “Cili është shkaku kryesor i rezultateve të dobëta në testin PISA të nxënësve nga Kosova?”, kanë votuar gjithsej 779 lexues.Nga rezultatet e publikuara, 309 pjesëmarrës, apo 40 për qind, kanë vlerësuar se shkaku kryesor është cilësia e mësimdhënies. Në vendin e dytë renditet politizimi dhe menaxhimi joefektiv i shkollave, të cilin e kanë përzgjedhur 199 pjesëmarrës, apo 26 për qind e votuesve.Ndërkaq, 163 pjesëmarrës, përkatësisht 21 për qind, kanë vlerësuar se rezultatet e dobëta lidhen me kurrikulat që nuk u përgjigjen nevojave të nxënësve.Trajnimin e mësimdhënësve për metoda moderne të mësimdhënies e kanë përzgjedhur 58 votues, apo shtatë për qind, ndërsa 50 pjesëmarrës, apo gjashtë për qind, kanë konsideruar se një nga shkaqet kryesore janë tekstet e papërshtatshme. Mbi 82 për qind e lexuesve të Telegrafit kërkojnë që arsimi të shpallet urgjencë kombëtare, por çfarë thonë njohësit Rezultatet e këtij pyetësori pasqyrojnë perceptimet e lexuesve të Telegrafit për faktorët që ndikojnë në performancën e nxënësve në testin PISA. Ato nuk përbëjnë një matje përfaqësuese të opinionit të të gjithë qytetarëve të Kosovës.Pyetja është pjesë e angazhimit të Telegrafit për të trajtuar gjendjen në sektorin e arsimit dhe për të nxitur diskutimin publik mbi sfidat dhe reformat e nevojshme në këtë fushë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…