PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
MesmandatiZgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Çfarë nënkupton humbja e Trumpit për Evropën dhe tregjet globale?
2 min čitanja
Mesmandati

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Çfarë nënkupton humbja e Trumpit për Evropën dhe tregjet globale?

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Demokratët kanë fituar kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, duke i shkaktuar presidentit Donald Trump një nga humbjet më të mëdha politike të karrierës së tij. Rezultati pritet të ketë ndikim edhe përtej kufijve të SHBA-së, veçanërisht në raportet me Evropën, politikat tregtare dhe mbështetjen për Ukrainën.Humbja e republikanëve është interpretuar si një vlerësim negativ i votuesve për presidencën e Trumpit, ndërsa çështjet kryesore që ndikuan në rezultat ishin kostoja e lartë e jetesës dhe politikat ekonomike të administratës.Deri në orën 07:40 sipas kohës së Evropës Qendrore, demokratët kishin siguruar 25 ulëse më shumë në Dhomën e Përfaqësuesve, duke arritur në 220, dy më shumë se 218 ulëset e nevojshme për shumicën.Në Senat, ata morën shtatë ulëse nga republikanët, përfshirë në Teksas, Ohio, Kansas dhe Maine, transmeton Telegrafi.Çmimet e larta ndikuan ndjeshëm në vendimin e votuesve. Rreth dy të tretat e pjesëmarrësve në një anketë të realizuar ditën e zgjedhjeve deklaruan se tarifat doganore të vendosura nga Trumpi kishin dëmtuar ekonominë amerikane.Presidenti tha se do ta pranonte rezultatin, por mohoi që humbja të përbënte një goditje personale për të. Ai gjithashtu paralajmëroi se do të përdorte të drejtën e vetos për të bllokuar nismat e demokratëve, duke publikuar në rrjetet sociale një fotografi të një kapeleje të kuqe me fjalën “VETO”.Por sa mund të ndryshojë realisht Kongresi i kontrolluar nga demokratët politikat e Trumpit ndaj Evropës dhe tregjeve ndërkombëtare?A do t'i japë fund Kongresi demokrat kërcënimit të tarifave ndaj Evropës?Jo domosdoshmërisht. Kjo për shkak se kompetencat e Trumpit për vendosjen e tarifave nuk varen më drejtpërdrejt nga miratimi i Kongresit.Pas vendimit të Gjykatës Supreme në shkurt, e cila rrëzoi tarifat e vendosura nga presidenti duke përdorur kompetencat emergjente, administrata kaloi në zbatimin e tyre përmes nenit 301 të ligjit amerikan për tregtinë.Kjo dispozitë i lejon presidentit të ndërmarrë masa tregt

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Demokratët kanë fituar kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, duke i shkaktuar presidentit Donald Trump një nga humbjet më të mëdha politike të karrierës së tij. Rezultati pritet të ketë ndikim edhe përtej kufijve të SHBA-së, veçanërisht në raportet me Evropën, politikat tregtare dhe mbështetjen për Ukrainën.Humbja e republikanëve është interpretuar si një vlerësim negativ i votuesve për presidencën e Trumpit, ndërsa çështjet kryesore që ndikuan në rezultat ishin kostoja e lartë e jetesës dhe politikat ekonomike të administratës.Deri në orën 07:40 sipas kohës së Evropës Qendrore, demokratët kishin siguruar 25 ulëse më shumë në Dhomën e Përfaqësuesve, duke arritur në 220, dy më shumë se 218 ulëset e nevojshme për shumicën.Në Senat, ata morën shtatë ulëse nga republikanët, përfshirë në Teksas, Ohio, Kansas dhe Maine, transmeton Telegrafi.Çmimet e larta ndikuan ndjeshëm në vendimin e votuesve. Rreth dy të tretat e pjesëmarrësve në një anketë të realizuar ditën e zgjedhjeve deklaruan se tarifat doganore të vendosura nga Trumpi kishin dëmtuar ekonominë amerikane.Presidenti tha se do ta pranonte rezultatin, por mohoi që humbja të përbënte një goditje personale për të. Ai gjithashtu paralajmëroi se do të përdorte të drejtën e vetos për të bllokuar nismat e demokratëve, duke publikuar në rrjetet sociale një fotografi të një kapeleje të kuqe me fjalën “VETO”.Por sa mund të ndryshojë realisht Kongresi i kontrolluar nga demokratët politikat e Trumpit ndaj Evropës dhe tregjeve ndërkombëtare?A do t'i japë fund Kongresi demokrat kërcënimit të tarifave ndaj Evropës?Jo domosdoshmërisht. Kjo për shkak se kompetencat e Trumpit për vendosjen e tarifave nuk varen më drejtpërdrejt nga miratimi i Kongresit.Pas vendimit të Gjykatës Supreme në shkurt, e cila rrëzoi tarifat e vendosura nga presidenti duke përdorur kompetencat emergjente, administrata kaloi në zbatimin e tyre përmes nenit 301 të ligjit amerikan për tregtinë.Kjo dispozitë i lejon presidentit të ndërmarrë masa tregt

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…