PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
CyrihCyrihu renditet qyteti i dytë më i sigurt në botë, pas Montrealit
2 min čitanja
Cyrih

Cyrihu renditet qyteti i dytë më i sigurt në botë, pas Montrealit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Cyrihu është renditur në vendin e dytë në listën e qyteteve më të sigurta në botë për vitin 2027, sipas një klasifikimi të publikuar nga kompania amerikane e sigurimeve të udhëtimit Berkshire Hathaway Travel Protection.Qyteti zviceran është ngjitur një pozitë krahasuar me vitin e kaluar, duke u renditur pas Montrealit të Kanadasë.Sipas raportimit të mediumit zviceran JournalPlus, renditja përfshin 38 qytete të njohura për udhëtarët amerikanë dhe bazohet në përvojat e turistëve, si dhe në disa indekse ndërkombëtare të sigurisë.Pas Montrealit dhe Cyrihut, në tri vendet e para renditet Amsterdami, ndërsa në listë pasojnë Tokio dhe Reykjaviku, transmeton Telegrafi.Në mesin e 15 qyteteve më të sigurta për vitin 2027 janë edhe Oslo, Singapori, Venediku, Sidnei, Dublini dhe Kopenhaga.Një ndër arsyet që e kanë ndihmuar Cyrihun të arrijë këtë pozitë janë vlerësimet për sigurinë në transportin publik, sigurinë në lagje dhe nivelin e ulët të krimeve të dhunshme.Qyteti zviceran ka marrë vlerësime të larta edhe në kategoritë që lidhen me sigurinë nga terrorizmi dhe kujdesin shëndetësor.Sipas metodologjisë së publikuar nga Berkshire Hathaway Travel Protection, hulumtimi është realizuar me më shumë se 1,500 udhëtarë amerikanë, të cilët kanë vlerësuar qytetet që i kanë vizituar. Rezultatet janë plotësuar me të dhëna nga Numbeo, The Economist dhe GeoSure Global.Megjithatë, JournalPlus thekson se kjo renditje nuk duhet të konsiderohet si statistikë zyrtare e kriminalitetit, pasi një pjesë e vlerësimit bazohet në perceptimet dhe përvojat personale të udhëtarëve.Për krahasim, në renditjen e vitit 2026, Cyrihu ishte në vendin e tretë, ndërsa këtë vit ka avancuar në pozitën e dytë, duke u bërë një nga destinacionet më të vlerësuara për sigurinë e udhëtarëve në nivel ndërkombëtar./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Cyrihu është renditur në vendin e dytë në listën e qyteteve më të sigurta në botë për vitin 2027, sipas një klasifikimi të publikuar nga kompania amerikane e sigurimeve të udhëtimit Berkshire Hathaway Travel Protection.Qyteti zviceran është ngjitur një pozitë krahasuar me vitin e kaluar, duke u renditur pas Montrealit të Kanadasë.Sipas raportimit të mediumit zviceran JournalPlus, renditja përfshin 38 qytete të njohura për udhëtarët amerikanë dhe bazohet në përvojat e turistëve, si dhe në disa indekse ndërkombëtare të sigurisë.Pas Montrealit dhe Cyrihut, në tri vendet e para renditet Amsterdami, ndërsa në listë pasojnë Tokio dhe Reykjaviku, transmeton Telegrafi.Në mesin e 15 qyteteve më të sigurta për vitin 2027 janë edhe Oslo, Singapori, Venediku, Sidnei, Dublini dhe Kopenhaga.Një ndër arsyet që e kanë ndihmuar Cyrihun të arrijë këtë pozitë janë vlerësimet për sigurinë në transportin publik, sigurinë në lagje dhe nivelin e ulët të krimeve të dhunshme.Qyteti zviceran ka marrë vlerësime të larta edhe në kategoritë që lidhen me sigurinë nga terrorizmi dhe kujdesin shëndetësor.Sipas metodologjisë së publikuar nga Berkshire Hathaway Travel Protection, hulumtimi është realizuar me më shumë se 1,500 udhëtarë amerikanë, të cilët kanë vlerësuar qytetet që i kanë vizituar. Rezultatet janë plotësuar me të dhëna nga Numbeo, The Economist dhe GeoSure Global.Megjithatë, JournalPlus thekson se kjo renditje nuk duhet të konsiderohet si statistikë zyrtare e kriminalitetit, pasi një pjesë e vlerësimit bazohet në perceptimet dhe përvojat personale të udhëtarëve.Për krahasim, në renditjen e vitit 2026, Cyrihu ishte në vendin e tretë, ndërsa këtë vit ka avancuar në pozitën e dytë, duke u bërë një nga destinacionet më të vlerësuara për sigurinë e udhëtarëve në nivel ndërkombëtar./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…