Ardian gjiniKomuna e Gjakovës subvencionon 37 bletarë me pajisje pune, investimi kap vlerën e mbi 35 mijë eurove
2 min čitanja
Ardian gjini
Komuna e Gjakovës subvencionon 37 bletarë me pajisje pune, investimi kap vlerën e mbi 35 mijë eurove
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Komuna e Gjakovës ka mbështetur 37 bletarë me pajisje të nevojshme për zhvillimin e veprimtarisë së tyre, në kuadër të një projekti që kap vlerën e përgjithshme prej 35 mijë e 920 eurosh.Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, i cili ka njoftuar se pajisjet janë shpërndarë gjatë kësaj jave.Sipas tij, 32 bletarë janë subvencionuar me centrifuga elektrike dhe vaska për nxjerrjen e mjaltit, ndërsa pesë bletarë të tjerë kanë përfituar centrifuga elektrike dhe nga 12 dysheme anti-varroa për koshere.“Gjithsej 32 bletarë u subvencionuan me centrifuga elektrike dhe vaska për nxjerrjen e mjaltit, ndërsa 5 bletarë të tjerë u pajisën me centrifuga elektrike dhe nga 12 dysheme anti-varroa për koshere”, ka bërë të ditur Gjini.Ai ka vlerësuar punën e bletarëve dhe kontributin e tyre në zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë lokale.“Gjatë ceremonisë së shpërndarjes, shpreha mirënjohjen time për bletarët dhe për punën e tyre të çmuar, e cila kontribuon në zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë lokale”, ka shkruar Gjini.Kryetari i Gjakovës ka theksuar se komuna do të vazhdojë mbështetjen për këtë sektor, me synimin e krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e bletarisë.“Si institucion, do të vazhdojmë të mbështesim bletarët, duke synuar krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e veprimtarisë së tyre”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.