ShqipëriStudentët sot protestë para Ministrisë së Arsimit, u bashkohen edhe pedagogët
1 min čitanja
Shqipëri
Studentët sot protestë para Ministrisë së Arsimit, u bashkohen edhe pedagogët
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Protesta studentore do të vijojë edhe këtë fundjave teksa ata kanë njoftuar se këtë të shtunë do të mblidhen në orën 12:00 përpara Ministrisë së Arsimit.Në mbështetje të studentëve pritet të jenë edhe pedagogët, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar procesin mësimor, duke iu bashkuar kërkesave të të rinjve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.Po ashtu, këtë të shtunë është njoftuar protestë kombëtare edhe nga PD. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha të premten ftoi anëtarët, mbështetësit e partisë dhe qytetarët nga mbarë vendi që t’i bashkohen protestës kombëtare të së shtunës, në orën 12:00, në mbështetje të protestës studentore.Berisha vlerësoi qëndresën e studentëve dhe të rinjve që prej disa ditësh protestojnë në rrugët e Tiranës, duke e cilësuar lëvizjen e tyre si një dëshmi të guximit qytetar.Studentët gjithashtu kanë njoftuar se në orën 14:00 do të vijojnë protestën para Kryeministrisë. Nuk dihet se sa do të zgjasë protesta dhe nëse do të ketë përplasje me policinë. Në protestat e mëparshme janë regjistruar disa incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. /euronews.al/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.