PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Margaret qualleyMargaret Qualley dhe Jack Antonoff po divorcohen pas tri vitesh martesë
2 min čitanja
Margaret qualley

Margaret Qualley dhe Jack Antonoff po divorcohen pas tri vitesh martesë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Aktorja Margaret Qualley (32) dhe producenti muzikor Jack Antonoff (43) paraqitën së bashku kërkesë për divorc të premten, më 30 tetor, sipas dokumenteve të Gjykatës Supreme të Nju Jorkut të siguruara nga USA Today.Domethënë, bëhet fjalë për një divorc të ndërsjellë dhe bashkëshortët kanë rënë dakord tashmë për kushtet. Kërkesa erdhi rreth tre muaj pasi lajmi për ndarjen e tyre u bë publik.Më 8 korrik, revista People njoftoi se ata kishin vendosur t’i jepnin fund martesës së tyre pas pothuajse tre vitesh. Dy ditë më vonë, përfaqësuesi i aktores lëshoi një deklaratë duke mohuar raportet e medias për “probleme besimi” dhe “pabesi”."Ata kanë një dashuri dhe kujdes të thellë për njëri-tjetrin. Ka vetëm dy persona në këtë martesë dhe burimet që flasin për median dhe komentojnë për marrëdhënien e tyre nuk janë njerëz që i njohin ata. Ju lutem respektoni privatësinë e tyre", thuhej në deklaratë.Billboard raporton se thashethemet për ndarje filluan kur Antonoff u shfaq në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce me motrën e tij Rachel, jo me gruan e tij.Antonoff komentoi gjithashtu ndarjen në një koncert në West Hollywood më 15 shtator. Kur një fans i kërkoi të interpretonte këngën "Let's Get Married", ai u përgjigj: "Absolutisht jo. Lexo lajmet, vëlla".Qualley dhe Antonoff u takuan në një festë në vitin 2021. Ata u martuan në gusht 2023 në Beach Haven, New Jersey. Të ftuarit ishin Taylor Swift dhe Lana Del Rey, me të cilat Antonoff ka punuar si producente për vite me radhë.Po atë vit, Lana Del Rey publikoi këngën "Margaret", të cilën e shkroi me Antonoff, dhe e cila tregon historinë se si ai dhe aktorja u takuan.Qualley është vajza e aktores Andie MacDowell, dhe publiku e kujton atë për serialin "Maid" dhe filmin "The Substance". Antonoff është vokalisti i Bleachers dhe fitues i 14 çmimeve Grammy. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Aktorja Margaret Qualley (32) dhe producenti muzikor Jack Antonoff (43) paraqitën së bashku kërkesë për divorc të premten, më 30 tetor, sipas dokumenteve të Gjykatës Supreme të Nju Jorkut të siguruara nga USA Today.Domethënë, bëhet fjalë për një divorc të ndërsjellë dhe bashkëshortët kanë rënë dakord tashmë për kushtet. Kërkesa erdhi rreth tre muaj pasi lajmi për ndarjen e tyre u bë publik.Më 8 korrik, revista People njoftoi se ata kishin vendosur t’i jepnin fund martesës së tyre pas pothuajse tre vitesh. Dy ditë më vonë, përfaqësuesi i aktores lëshoi një deklaratë duke mohuar raportet e medias për “probleme besimi” dhe “pabesi”."Ata kanë një dashuri dhe kujdes të thellë për njëri-tjetrin. Ka vetëm dy persona në këtë martesë dhe burimet që flasin për median dhe komentojnë për marrëdhënien e tyre nuk janë njerëz që i njohin ata. Ju lutem respektoni privatësinë e tyre", thuhej në deklaratë.Billboard raporton se thashethemet për ndarje filluan kur Antonoff u shfaq në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce me motrën e tij Rachel, jo me gruan e tij.Antonoff komentoi gjithashtu ndarjen në një koncert në West Hollywood më 15 shtator. Kur një fans i kërkoi të interpretonte këngën "Let's Get Married", ai u përgjigj: "Absolutisht jo. Lexo lajmet, vëlla".Qualley dhe Antonoff u takuan në një festë në vitin 2021. Ata u martuan në gusht 2023 në Beach Haven, New Jersey. Të ftuarit ishin Taylor Swift dhe Lana Del Rey, me të cilat Antonoff ka punuar si producente për vite me radhë.Po atë vit, Lana Del Rey publikoi këngën "Margaret", të cilën e shkroi me Antonoff, dhe e cila tregon historinë se si ai dhe aktorja u takuan.Qualley është vajza e aktores Andie MacDowell, dhe publiku e kujton atë për serialin "Maid" dhe filmin "The Substance". Antonoff është vokalisti i Bleachers dhe fitues i 14 çmimeve Grammy. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…