PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
MetaMeta do t’i njoftojë prindërit nëse adoleshentët kërkojnë vazhdimisht përmbajtje për vetëlëndimin
2 min čitanja
Meta

Meta do t’i njoftojë prindërit nëse adoleshentët kërkojnë vazhdimisht përmbajtje për vetëlëndimin

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kompania Meta do të nisë t’i njoftojë prindërit nëse fëmijët e tyre adoleshentë kërkojnë vazhdimisht në Facebook përmbajtje që lidhet me vetëlëndimin ose vetëvrasjen. Masa synon të identifikojë më herët situatat e mundshme të rrezikut dhe t’u mundësojë prindërve të ndërhyjnë për t’u ofruar mbështetje fëmijëve të tyre.Sistemi i ri do të funksionojë përmes mjeteve të mbikëqyrjes prindërore dhe do të përfshijë edhe aktivitetin e adoleshentëve në bisedat me inteligjencën artificiale Meta AI, në Facebook, Instagram dhe Messenger.Prindërit do të marrin njoftim nëse adoleshentët kryejnë disa kërkime të lidhura me vetëvrasjen ose vetëlëndimin brenda një periudhe të shkurtër kohore. Paralajmërimet do të dërgohen përmes mesazheve telefonike, emailit, WhatsApp-it ose drejtpërdrejt në aplikacion.Meta ka bërë të ditur se njoftimet nuk do të përmbajnë fjalët e sakta që adoleshentët kanë kërkuar dhe as përmbajtjen e bisedave të tyre me inteligjencën artificiale. Në vend të kësaj, prindërit do të informohen për shqetësimin e mundshëm dhe do të udhëzohen se si të bisedojnë me fëmijët për këto tema të ndjeshme.Përveç paralajmërimeve, kompania do t’u ofrojë prindërve edhe materiale dhe këshilla të përgatitura nga ekspertë, me qëllim që t’i ndihmojë të kuptojnë situatën dhe të ofrojnë mbështetjen e nevojshme.Kjo nismë vjen pas prezantimit të një sistemi të ngjashëm në Instagram në fillim të këtij viti. Me zgjerimin e tij në Facebook dhe Meta AI, kompania synon të forcojë masat e sigurisë për përdoruesit e mitur në platformat e saj. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kompania Meta do të nisë t’i njoftojë prindërit nëse fëmijët e tyre adoleshentë kërkojnë vazhdimisht në Facebook përmbajtje që lidhet me vetëlëndimin ose vetëvrasjen. Masa synon të identifikojë më herët situatat e mundshme të rrezikut dhe t’u mundësojë prindërve të ndërhyjnë për t’u ofruar mbështetje fëmijëve të tyre.Sistemi i ri do të funksionojë përmes mjeteve të mbikëqyrjes prindërore dhe do të përfshijë edhe aktivitetin e adoleshentëve në bisedat me inteligjencën artificiale Meta AI, në Facebook, Instagram dhe Messenger.Prindërit do të marrin njoftim nëse adoleshentët kryejnë disa kërkime të lidhura me vetëvrasjen ose vetëlëndimin brenda një periudhe të shkurtër kohore. Paralajmërimet do të dërgohen përmes mesazheve telefonike, emailit, WhatsApp-it ose drejtpërdrejt në aplikacion.Meta ka bërë të ditur se njoftimet nuk do të përmbajnë fjalët e sakta që adoleshentët kanë kërkuar dhe as përmbajtjen e bisedave të tyre me inteligjencën artificiale. Në vend të kësaj, prindërit do të informohen për shqetësimin e mundshëm dhe do të udhëzohen se si të bisedojnë me fëmijët për këto tema të ndjeshme.Përveç paralajmërimeve, kompania do t’u ofrojë prindërve edhe materiale dhe këshilla të përgatitura nga ekspertë, me qëllim që t’i ndihmojë të kuptojnë situatën dhe të ofrojnë mbështetjen e nevojshme.Kjo nismë vjen pas prezantimit të një sistemi të ngjashëm në Instagram në fillim të këtij viti. Me zgjerimin e tij në Facebook dhe Meta AI, kompania synon të forcojë masat e sigurisë për përdoruesit e mitur në platformat e saj. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…