NdryshkuMos lejoni që gërshërët e kopshtit të ndryshken: Dy pika nga ky vaj mund t’ua zgjasin jetën
2 min čitanja
Ndryshku
Mos lejoni që gërshërët e kopshtit të ndryshken: Dy pika nga ky vaj mund t’ua zgjasin jetën
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Lagështia, mbetjet e bimëve dhe ruajtja e gabuar mund t’i dëmtojnë veglat gjatë muajve të ftohtë. Një mënyrë e thjeshtë mirëmbajtjeje ndihmon që tehet të mbeten të mbrojtura dhe mekanizmi të funksionojë pa vështirësi edhe në pranverëPas krasitjes së fundit të vjeshtës, veglat e kopshtit zakonisht përfundojnë në depo, garazh apo ndonjë hapësirë tjetër, ku qëndrojnë të papërdorura deri në pranverë. Mirëpo, kur vjen koha për t'u marrë sërish me bimët, shpesh ndodh që gërshërët e krasitjes të jenë ndryshkur, të hapen me vështirësi ose të kërcasin gjatë përdorimit.Shkaku kryesor është kombinimi i lagështisë me mbetjet e lëngjeve bimore dhe papastërtitë që mbeten mbi metal. Nëse nuk pastrohen siç duhet, këta faktorë mund ta përshpejtojnë korrozionin dhe të dëmtojnë mekanizmin e gërshërëve.Për fat të mirë, disa minuta mirëmbajtjeje dhe një sasi shumë e vogël vaji mund të bëjnë ndryshim të madh.Pastrimi është hapi i parë dhe më i rëndësishëmPara se t'i vendosni gërshërët në depo, largoni mbetjet e gjetheve, lëvores dhe lëngjeve të thara të bimëve.Papastërtitë e freskëta mund të hiqen me letër kuzhine ose leckë të butë. Nëse mbetjet janë ngurtësuar, zbutini fillimisht me një leckë pak të lagur.Kushtojini vëmendje të veçantë nyjës lidhëse, sustës dhe vidës qendrore, sepse aty grumbullohen papastërti që mund ta pengojnë lëvizjen e mekanizmit.Për hapësirat e vështira mund të përdorni një furçë të vjetër dhëmbësh.Pas pastrimit, fshijini mirë të gjitha pjesët dhe lërini të thahen plotësisht. Ruajtja e veglave të lagura është një nga arsyet kryesore të shfaqjes së ndryshkut. Dy pika vaj që mund t'i mbrojnë gjatë gjithë dimritKur gërshërët janë pastruar dhe tharë, vjen hapi më i rëndësishëm: lubrifikimi.Mjafton të vendosni një ose dy pika vaj të përshtatshëm për vegla metalike në nyjën lidhëse dhe pjesët lëvizëse.Pastaj hapini dhe mbyllini gërshërët disa herë, në mënyrë që vaji të shpërndahet në mekanizëm.Në tehet metalike mund të vendosni gjithashtu një shtresë shumë të hollë vaji
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.