PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
GizKosova dhe Gjermania diskutojnë për digjitalizimin e administratës publike
2 min čitanja
Giz

Kosova dhe Gjermania diskutojnë për digjitalizimin e administratës publike

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike, në kuadër të konsultimeve ndërqeveritare për bashkëpunim zhvillimor.Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu është takuar me përfaqësues të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), Ambasadës Gjermane dhe GIZ-it.Sipas njoftimit të ministrisë, përmes një projekti të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga GIZ-i, Gjermania ka mbështetur programin për zvogëlimin e barrës administrative. Në kuadër të tij janë digjitalizuar një numër i madh shërbimesh dhe janë zhvilluar sisteme për menaxhimin e licencimit të profesioneve të ndryshme, njohjen e diplomave, shërbimet e punësimit dhe menaxhimin e rasteve.Po ashtu, në Administratën Tatimore të Kosovës është duke u testuar asistenti i parë digjital bazuar në inteligjencë artificiale.Programi ka kontribuar edhe në thjeshtimin e mbi 730 shërbimeve administrative në nivel qendror dhe lokal. Ndërkohë, ka nisur pilotimi i integrimit të shërbimeve publike sipas ngjarjeve jetësore, duke filluar me shërbimet që lidhen me lindjen e fëmijës.Gjatë takimit është diskutuar edhe integrimi i sistemeve të zhvilluara me platformën eKosova dhe mundësia e vazhdimit të mbështetjes gjermane në vitet e ardhshme.Ministri ka prezantuar gjithashtu prioritetet për transformimin digjital, përfshirë lansimin e platformës kombëtare të identifikimit elektronik (eID), e cila do të mundësojë autentikimin e fortë elektronik, nënshkrimin dhe vulën elektronike, si dhe kuletën digjitale.Në fund, ministri ka falënderuar Qeverinë Gjermane dhe GIZ-in për mbështetjen në modernizimin e administratës publike dhe avancimin e transformimit digjital në Kosovë.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike, në kuadër të konsultimeve ndërqeveritare për bashkëpunim zhvillimor.Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu është takuar me përfaqësues të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), Ambasadës Gjermane dhe GIZ-it.Sipas njoftimit të ministrisë, përmes një projekti të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga GIZ-i, Gjermania ka mbështetur programin për zvogëlimin e barrës administrative. Në kuadër të tij janë digjitalizuar një numër i madh shërbimesh dhe janë zhvilluar sisteme për menaxhimin e licencimit të profesioneve të ndryshme, njohjen e diplomave, shërbimet e punësimit dhe menaxhimin e rasteve.Po ashtu, në Administratën Tatimore të Kosovës është duke u testuar asistenti i parë digjital bazuar në inteligjencë artificiale.Programi ka kontribuar edhe në thjeshtimin e mbi 730 shërbimeve administrative në nivel qendror dhe lokal. Ndërkohë, ka nisur pilotimi i integrimit të shërbimeve publike sipas ngjarjeve jetësore, duke filluar me shërbimet që lidhen me lindjen e fëmijës.Gjatë takimit është diskutuar edhe integrimi i sistemeve të zhvilluara me platformën eKosova dhe mundësia e vazhdimit të mbështetjes gjermane në vitet e ardhshme.Ministri ka prezantuar gjithashtu prioritetet për transformimin digjital, përfshirë lansimin e platformës kombëtare të identifikimit elektronik (eID), e cila do të mundësojë autentikimin e fortë elektronik, nënshkrimin dhe vulën elektronike, si dhe kuletën digjitale.Në fund, ministri ka falënderuar Qeverinë Gjermane dhe GIZ-in për mbështetjen në modernizimin e administratës publike dhe avancimin e transformimit digjital në Kosovë.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…