PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Hajrulla çekuÇeku zhvillon takime me prindër në Pejë dhe Gjakovë për Strategjinë e Arsimit
2 min čitanja
Hajrulla çeku

Çeku zhvillon takime me prindër në Pejë dhe Gjakovë për Strategjinë e Arsimit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar takime me prindër në Pejë dhe Gjakovë, në kuadër të bashkëbisedimeve për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+.Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, takimet janë organizuar në bashkëpunim me Këshillin e Prindërve të Kosovës, me qëllim të përfshirjes së prindërve në përcaktimin e prioriteteve dhe objektivave të strategjisë së re.Gjatë bashkëbisedimit në Gjakovë, Çeku, së bashku me kryetarin e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, diskutoi me prindërit për nevojat, shqetësimet dhe pritjet e tyre lidhur me zhvillimin e arsimit.Sipas njoftimit, ministri theksoi se përfshirja e prindërve është e rëndësishme për të siguruar që strategjia të reflektojë nevojat e nxënësve dhe të komunitetit arsimor. Edhe Dragusha vlerësoi rëndësinë e pjesëmarrjes së prindërve në këtë proces.Gjatë vizitës në Gjakovë, Çeku dhe zëvendësministri i Arsimit, Muhedin Nushi, vizituan edhe shkollën e re në fshatin Ponoshec, investim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila së shpejti pritet të mirëpresë nxënësit. Ata vizituan edhe Bibliotekën “Ibrahim Rugova”.Ndërkaq, në takimin me prindër në Pejë, Çeku ka vlerësuar interesimin dhe gatishmërinë e tyre për t'u përfshirë në diskutimet për shkollën që duan për fëmijët e tyre.Në të dy qytetet, prindërit kanë ndarë përvojat, shqetësimet dhe pritjet e tyre për të ardhmen e arsimit, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar takime me prindër në Pejë dhe Gjakovë, në kuadër të bashkëbisedimeve për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+.Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, takimet janë organizuar në bashkëpunim me Këshillin e Prindërve të Kosovës, me qëllim të përfshirjes së prindërve në përcaktimin e prioriteteve dhe objektivave të strategjisë së re.Gjatë bashkëbisedimit në Gjakovë, Çeku, së bashku me kryetarin e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, diskutoi me prindërit për nevojat, shqetësimet dhe pritjet e tyre lidhur me zhvillimin e arsimit.Sipas njoftimit, ministri theksoi se përfshirja e prindërve është e rëndësishme për të siguruar që strategjia të reflektojë nevojat e nxënësve dhe të komunitetit arsimor. Edhe Dragusha vlerësoi rëndësinë e pjesëmarrjes së prindërve në këtë proces.Gjatë vizitës në Gjakovë, Çeku dhe zëvendësministri i Arsimit, Muhedin Nushi, vizituan edhe shkollën e re në fshatin Ponoshec, investim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila së shpejti pritet të mirëpresë nxënësit. Ata vizituan edhe Bibliotekën “Ibrahim Rugova”.Ndërkaq, në takimin me prindër në Pejë, Çeku ka vlerësuar interesimin dhe gatishmërinë e tyre për t'u përfshirë në diskutimet për shkollën që duan për fëmijët e tyre.Në të dy qytetet, prindërit kanë ndarë përvojat, shqetësimet dhe pritjet e tyre për të ardhmen e arsimit, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…