Man utdNdikimi nazist, korrupsioni dhe tragjeditë: Periudhat më të errëta në historinë e gjashtë klubeve të mëdha evropiane
2 min čitanja
Man utd
Ndikimi nazist, korrupsioni dhe tragjeditë: Periudhat më të errëta në historinë e gjashtë klubeve të mëdha evropiane
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më të mëdha të kontinentit kanë kaluar edhe periudha të errëta, të shënuara nga tragjedi njerëzore, skandale korrupsioni, luftëra dhe ndikimi i regjimeve politike.Manchester Unitedi, Liverpooli, Barcelona, Bayern Munichu, Juventusi dhe Torino janë gjashtë klubet që kanë përjetuar ngjarje të rënda, të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e tyre.Manchester United – tragjedia e Mynihut që mori jetën e tetë futbollistëveNjë nga datat më të dhimbshme në historinë e Manchester Unitedit është 6 shkurti i vitit 1958. Atë ditë, skuadra angleze po kthehej nga Beogradi, ku kishte siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Evropës pas përballjes me Crvena Zvezdën.Avioni u ndal në Mynih të Gjermanisë për furnizim me karburant, por përpjekjet për t'u ngritur në ajër dështuan dy herë për shkak të problemeve me motorin. Në tentimin e tretë, bora dhe lluca në pistë penguan avionin të arrinte shpejtësinë e nevojshme. Ai doli nga pista, përplasi një gardh rrethues dhe u përplas me një ndërtesë, duke marrë flakë.Në bord ndodheshin 44 persona, përfshirë futbollistë, gazetarë dhe tifozë. Tragjedia mori jetën e 23 personave, mes tyre tetë futbollistë të skuadrës së njohur si “Busby Babes”. Portieri Harry Gregg ishte ndër ata që ndihmuan në shpëtimin e të mbijetuarve, ndërsa trajneri Matt Busby pësoi lëndime të rënda, por arriti të rikuperohej. Edhe Bobby Charlton i mbijetoi aksidentit, për të vazhduar më pas një karrierë të jashtëzakonshme.Pavarësisht goditjes së madhe, Busby u kthye në drejtimin e skuadrës dhe nisi rindërtimin e saj. Dhjetë vjet pas tragjedisë, Manchester Unitedi fitoi për herë të parë Kupën e Evropës. Aksidenti i Mynihut mbetet një nga ngjarjet më të dhimbshme në historinë e futbollit anglez.Liverpool – tragjedia e Hillsboroughit dhe 97 jetët e humburaMë 15 prill 1989, Liverpooli u përball me Nottingham Forestin në gjysmëfinalen
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.