PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
IrlandaIrlanda dhe Irlanda e Veriut drejt bashkimit në një shtet - zbulohen detajet e para
2 min čitanja
Irlanda

Irlanda dhe Irlanda e Veriut drejt bashkimit në një shtet - zbulohen detajet e para

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Irlanda do të krijojë një organ qeveritar që për herë të parë do të shqyrtojë dhe përgatisë mundësinë e bashkimit me Irlandën e Veriut, e cila aktualisht është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri irlandez, Micheal Martin.Organi i ri do të analizojë modele dhe sfida të ndryshme që lidhen me skenarët e mundshëm për të ardhmen e ishullit irlandez. Në mesin e tyre është edhe mundësia që Irlanda e Veriut të mbetet pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, por edhe një skenar ku ajo do të ruante autonominë e saj brenda një Irlande të bashkuar.Kryeministri Martin e ka zgjeruar kështu një ide të cilën e kishte përmendur gjatë një fjalimi në fillim të kësaj jave. Ai kishte theksuar nevojën për një qasje të re, duke kërkuar krijimin e një baze të pavarur dhe të paanshme të njohurive, mbi të cilën mund të zhvillohet një debat serioz për të ardhmen kushtetuese të ishullit.Martin tha se ajo që e shqetëson që nga BREXIT-i është se presioni për mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Irlandës është i njëanshëm dhe i orientuar drejt promovimit të një qëndrimi të caktuar.Ai paralajmëroi se propozimet për hapat e parë konkretë do t'ia paraqesë qeverisë deri në fund të këtij viti, raporton irishtimes.Sipas Reutersit, kjo është lëvizja e fundit graduale e partive kryesore në pushtet në Irlandë drejt shqyrtimit të mënyrës se si do të mund të dukej një Irlandë e bashkuar.Ndërkohë, partneri i koalicionit qeverisës i Martin, partia Fine Gael, pritet të prezantojë javën e ardhshme një plan për një ishull të bashkuar, gjatë konferencës së saj vjetore.Sipas Marrëveshjes së të Premtes së Mirë të vitit 1998, qeveria britanike është e detyruar të organizojë referendum për bashkimin e Irlandës nëse vlerëson se ekziston mundësia që një shumicë e votuesve në Irlandën e Veriut ta mbështesë një gjë të tillë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Irlanda do të krijojë një organ qeveritar që për herë të parë do të shqyrtojë dhe përgatisë mundësinë e bashkimit me Irlandën e Veriut, e cila aktualisht është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri irlandez, Micheal Martin.Organi i ri do të analizojë modele dhe sfida të ndryshme që lidhen me skenarët e mundshëm për të ardhmen e ishullit irlandez. Në mesin e tyre është edhe mundësia që Irlanda e Veriut të mbetet pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, por edhe një skenar ku ajo do të ruante autonominë e saj brenda një Irlande të bashkuar.Kryeministri Martin e ka zgjeruar kështu një ide të cilën e kishte përmendur gjatë një fjalimi në fillim të kësaj jave. Ai kishte theksuar nevojën për një qasje të re, duke kërkuar krijimin e një baze të pavarur dhe të paanshme të njohurive, mbi të cilën mund të zhvillohet një debat serioz për të ardhmen kushtetuese të ishullit.Martin tha se ajo që e shqetëson që nga BREXIT-i është se presioni për mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Irlandës është i njëanshëm dhe i orientuar drejt promovimit të një qëndrimi të caktuar.Ai paralajmëroi se propozimet për hapat e parë konkretë do t'ia paraqesë qeverisë deri në fund të këtij viti, raporton irishtimes.Sipas Reutersit, kjo është lëvizja e fundit graduale e partive kryesore në pushtet në Irlandë drejt shqyrtimit të mënyrës se si do të mund të dukej një Irlandë e bashkuar.Ndërkohë, partneri i koalicionit qeverisës i Martin, partia Fine Gael, pritet të prezantojë javën e ardhshme një plan për një ishull të bashkuar, gjatë konferencës së saj vjetore.Sipas Marrëveshjes së të Premtes së Mirë të vitit 1998, qeveria britanike është e detyruar të organizojë referendum për bashkimin e Irlandës nëse vlerëson se ekziston mundësia që një shumicë e votuesve në Irlandën e Veriut ta mbështesë një gjë të tillë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…