PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
VideoMaserati unik me karroceri prej bakri
2 min čitanja
Video

Maserati unik me karroceri prej bakri

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Studio italiane e dizajnit GFG Style, e themeluar nga stilisti i njohur Giorgetto Giugiaro dhe djali i tij Fabrizio, ka prezantuar një Maserati unik, të bazuar në modelin GranTurismo, por me një karroceri të veçantë prej bakri të punuar me dorë.Modeli, i quajtur Peralta D, është krijuar me porosi të biznesmenit meksikan Carlos Peralta dhe është prezantuar më 24 tetor në ngjarjen Pastejé Automotive Invitational 2026.Makina dallohet për pamjen e saj të pazakontë, me sipërfaqe të mëdha prej bakri, linja të mprehta dhe elemente të personalizuara të dizajnit. Një prej veçorive më të veçanta janë katër dyert që hapen lart, në formën e krahëve të pulëbardhës, ndërsa pjesa e përparme e çatisë ngrihet për të lehtësuar hyrjen në kabinë. - YouTube www.youtube.com Brendësia është po ashtu e personalizuar, me kombinim të lëkurës kafe, detajeve në ngjyrë bakri dhe ari, si dhe pajisjeve digjitale. Mes ulëseve të pasme është vendosur edhe një mbajtëse për shampanjë.Peralta D është ndërtuar mbi një strukturë me fibra karboni dhe shasi alumini. Megjithëse specifikimet e plota teknike nuk janë bërë publike, katër gypat e shkarkimit sugjerojnë se makina është e pajisur me motor me benzinë.Projekti është pjesë e një serie të veçantë të makinave të porositura nga Carlos Peralta. Modeli i mëparshëm, Peralta S, ishte bazuar në Maserati MC20 dhe i dedikohej djemve të biznesmenit, ndërsa makina e re u dedikohet vajzave të tij.Çmimi i këtij ekzemplari unik nuk është bërë publik. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Studio italiane e dizajnit GFG Style, e themeluar nga stilisti i njohur Giorgetto Giugiaro dhe djali i tij Fabrizio, ka prezantuar një Maserati unik, të bazuar në modelin GranTurismo, por me një karroceri të veçantë prej bakri të punuar me dorë.Modeli, i quajtur Peralta D, është krijuar me porosi të biznesmenit meksikan Carlos Peralta dhe është prezantuar më 24 tetor në ngjarjen Pastejé Automotive Invitational 2026.Makina dallohet për pamjen e saj të pazakontë, me sipërfaqe të mëdha prej bakri, linja të mprehta dhe elemente të personalizuara të dizajnit. Një prej veçorive më të veçanta janë katër dyert që hapen lart, në formën e krahëve të pulëbardhës, ndërsa pjesa e përparme e çatisë ngrihet për të lehtësuar hyrjen në kabinë. - YouTube www.youtube.com Brendësia është po ashtu e personalizuar, me kombinim të lëkurës kafe, detajeve në ngjyrë bakri dhe ari, si dhe pajisjeve digjitale. Mes ulëseve të pasme është vendosur edhe një mbajtëse për shampanjë.Peralta D është ndërtuar mbi një strukturë me fibra karboni dhe shasi alumini. Megjithëse specifikimet e plota teknike nuk janë bërë publike, katër gypat e shkarkimit sugjerojnë se makina është e pajisur me motor me benzinë.Projekti është pjesë e një serie të veçantë të makinave të porositura nga Carlos Peralta. Modeli i mëparshëm, Peralta S, ishte bazuar në Maserati MC20 dhe i dedikohej djemve të biznesmenit, ndërsa makina e re u dedikohet vajzave të tij.Çmimi i këtij ekzemplari unik nuk është bërë publik. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…