PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
ShbaSHBA-ja tërheq një pjesë të personelit nga Arabia Saudite
2 min čitanja
Shba

SHBA-ja tërheq një pjesë të personelit nga Arabia Saudite

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar një pjesë të personelit të tyre qeveritar dhe familjarët e tyre të largohen nga Arabia Saudite, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë dhe rrezikut nga sulmet e reja në rajon.Vendimi është marrë nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe përfshin punonjësit që nuk janë të angazhuar në detyra emergjente, si dhe familjarët e tyre.Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, tha se masa lidhet me intensifikimin e sulmeve të rebelëve Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, ndaj objektivave në Arabinë Saudite.Sipas tij, sulmet kanë përfshirë aeroporte civile dhe infrastrukturë tjetër kritike, duke shkaktuar viktima në mesin e civilëve dhe ndërprerje të udhëtimeve. Ndërkohë, zyrtarë amerikanë kanë bërë të ditur se po shqyrtohen masa të ngjashme edhe për familjarët e personelit diplomatik në disa vende të tjera të Gjirit Persik.Ambasada amerikane në Riad ka paralajmëruar gjithashtu për mundësinë e sulmeve të reja, në një kohë kur tensionet në rajon vazhdojnë të mbeten të larta.Ky vendim shënon një tjetër ndryshim në praninë diplomatike amerikane në Lindjen e Mesme, pasi Uashingtoni kishte nisur gradualisht rikthimin e personelit të tij pas largimeve të urdhëruara në fillim të konfliktit me Iranin.Përshkallëzimi i sulmeve ka shtuar shqetësimet për sigurinë e infrastrukturës energjetike dhe transportit në rajon, si dhe për ndikimin e mundshëm në tregtinë globale të energjisë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar një pjesë të personelit të tyre qeveritar dhe familjarët e tyre të largohen nga Arabia Saudite, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë dhe rrezikut nga sulmet e reja në rajon.Vendimi është marrë nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe përfshin punonjësit që nuk janë të angazhuar në detyra emergjente, si dhe familjarët e tyre.Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, tha se masa lidhet me intensifikimin e sulmeve të rebelëve Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, ndaj objektivave në Arabinë Saudite.Sipas tij, sulmet kanë përfshirë aeroporte civile dhe infrastrukturë tjetër kritike, duke shkaktuar viktima në mesin e civilëve dhe ndërprerje të udhëtimeve. Ndërkohë, zyrtarë amerikanë kanë bërë të ditur se po shqyrtohen masa të ngjashme edhe për familjarët e personelit diplomatik në disa vende të tjera të Gjirit Persik.Ambasada amerikane në Riad ka paralajmëruar gjithashtu për mundësinë e sulmeve të reja, në një kohë kur tensionet në rajon vazhdojnë të mbeten të larta.Ky vendim shënon një tjetër ndryshim në praninë diplomatike amerikane në Lindjen e Mesme, pasi Uashingtoni kishte nisur gradualisht rikthimin e personelit të tij pas largimeve të urdhëruara në fillim të konfliktit me Iranin.Përshkallëzimi i sulmeve ka shtuar shqetësimet për sigurinë e infrastrukturës energjetike dhe transportit në rajon, si dhe për ndikimin e mundshëm në tregtinë globale të energjisë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…