PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Akordet e kosovesNis nata e parë e Festivalit "Akordet e Kosovës", artistët sjellin zhanre të ndryshme muzikore në skenën e Prishtinës
2 min čitanja
Akordet e kosoves

Nis nata e parë e Festivalit "Akordet e Kosovës", artistët sjellin zhanre të ndryshme muzikore në skenën e Prishtinës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ka nisur nata e parë e edicionit të katërt të Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës”, i cili po mbahet në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, duke sjellë në skenë artistë nga Kosova dhe Shqipëria.Mbrëmja muzikore është hapur me një kolazh këngësh të interpretuar nga Teuta Kurti dhe Florent Abrashi, ndërsa më pas ka nisur gara me paraqitjet e para konkurruese.Spektakli po drejtohet nga moderatori i RTK-së, Agron Krasniqi dhe aktorja Flaka Latifi, ndërsa po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.I pari në garë është prezantuar Besmir Shishko me këngën “Përjetësisht”, për të cilën muzikën e ka realizuar së bashku me Armend Shalën, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë. Orkestrën në këtë interpretim e ka dirigjuar Liriona Sulajmani.Pas tij, në skenë është ngjitur Shpend Lleshi, i njohur si Pena, me këngën “Vala”. Ai ka realizuar vetë muzikën dhe tekstin, ndërsa orkestrën e ka dirigjuar maestro Memli Kelmendi. Gjatë prezantimit, moderatori ka theksuar edhe prejardhjen e tij nga Gjakova dhe të kaluarën si veteran i UÇK-së, duke vënë në pah se këtë herë ai po prezantohet para publikut përmes pasionit për muzikën. Në vazhdim, këngëtarja Verona Kastrati ka interpretuar këngën “Flakë”, me muzikë dhe tekst të Valon Gashit. Ky i fundit, ndryshe nga edicioni i kaluar, kur ishte pjesë e orkestrës së festivalit, këtë vit garon si autor i një prej këngëve konkurruese.Pjesë e garës është edhe këngëtarja nga Shqipëria, Sajana Kodheli, e cila është prezantuar me këngën “E lirë”. Muzika është realizuar nga Klodian Reçepaj, ndërsa tekstin e ka shkruar Sonja Vokopola. Gjatë prezantimit, moderatorët kanë vënë në pah pjesëmarrjen e artistëve nga Shqipëria, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit kulturor mes dy vendeve.Një paraqitje të veçantë ka sjellë edhe këngëtarja e re Troja Bicurri, e cila ka interpretuar këngën “Mali dhe hëna”, me tekst dhe muzikë të realizuar nga vetë ajo. Troja është paraqitur në skenë me kitarë, duke sjellë një interpretim të shoqëruar me vargje që përshkruajnë dy personazhe

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ka nisur nata e parë e edicionit të katërt të Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës”, i cili po mbahet në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, duke sjellë në skenë artistë nga Kosova dhe Shqipëria.Mbrëmja muzikore është hapur me një kolazh këngësh të interpretuar nga Teuta Kurti dhe Florent Abrashi, ndërsa më pas ka nisur gara me paraqitjet e para konkurruese.Spektakli po drejtohet nga moderatori i RTK-së, Agron Krasniqi dhe aktorja Flaka Latifi, ndërsa po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.I pari në garë është prezantuar Besmir Shishko me këngën “Përjetësisht”, për të cilën muzikën e ka realizuar së bashku me Armend Shalën, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë. Orkestrën në këtë interpretim e ka dirigjuar Liriona Sulajmani.Pas tij, në skenë është ngjitur Shpend Lleshi, i njohur si Pena, me këngën “Vala”. Ai ka realizuar vetë muzikën dhe tekstin, ndërsa orkestrën e ka dirigjuar maestro Memli Kelmendi. Gjatë prezantimit, moderatori ka theksuar edhe prejardhjen e tij nga Gjakova dhe të kaluarën si veteran i UÇK-së, duke vënë në pah se këtë herë ai po prezantohet para publikut përmes pasionit për muzikën. Në vazhdim, këngëtarja Verona Kastrati ka interpretuar këngën “Flakë”, me muzikë dhe tekst të Valon Gashit. Ky i fundit, ndryshe nga edicioni i kaluar, kur ishte pjesë e orkestrës së festivalit, këtë vit garon si autor i një prej këngëve konkurruese.Pjesë e garës është edhe këngëtarja nga Shqipëria, Sajana Kodheli, e cila është prezantuar me këngën “E lirë”. Muzika është realizuar nga Klodian Reçepaj, ndërsa tekstin e ka shkruar Sonja Vokopola. Gjatë prezantimit, moderatorët kanë vënë në pah pjesëmarrjen e artistëve nga Shqipëria, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit kulturor mes dy vendeve.Një paraqitje të veçantë ka sjellë edhe këngëtarja e re Troja Bicurri, e cila ka interpretuar këngën “Mali dhe hëna”, me tekst dhe muzikë të realizuar nga vetë ajo. Troja është paraqitur në skenë me kitarë, duke sjellë një interpretim të shoqëruar me vargje që përshkruajnë dy personazhe

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…