PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
VijestiNga bonusi i bebes te kufizimi i rrjeteve sociale, Rama njofton ndryshime të reja
2 min čitanja
Vijesti

Nga bonusi i bebes te kufizimi i rrjeteve sociale, Rama njofton ndryshime të reja

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh se qeveria ka hartuar një plan masash të reja mbështetëse për familjet në nevojë dhe studentët, ndërsa paralajmëroi gjithashtu nisjen e një konsultimi publik për kufizimin e aksesit të të miturve në rrjetet sociale.Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se në buxhetin e ri është parashikuar transformimi i bonusit të bebes në një skemë të rregullt mbështetjeje mujore për fëmijët, me synimin për të ndikuar drejtpërdrejt në të ardhurat e familjeve.Një tjetër çështje e rëndësishme e trajtuar nga Rama ishte ndikimi i rrjeteve sociale në shoqëri, veçanërisht te të rinjtë. Sipas tij, përdorimi i tyre ka nxitur një formë vetmie që përbën rrezik për bashkëjetesën demokratike dhe ndërveprimin fizik mes njerëzve.Në këtë kuadër, kryeministri deklaroi se duhet të hapet një debat për kufizimin e aksesit të të miturve në rrjetet sociale, duke shqyrtuar mundësinë e vendosjes së një kufiri moshe 16 ose 18 vjeç.Rama bëri të ditur se qeveria do të nisë një proces konsultimi me mësuesit, prindërit dhe shkollat, për të diskutuar mbi këtë çështje, duke iu referuar edhe konsultimit të mëparshëm për kufizimin e TikTok-ut.“Ne sot kemi një subvencionim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të gjitha nënat e papuna që rrisin fëmijë të mitur dhe që janë kryefamiljare, por nuk mjafton. Në buxhetin e ri kemi vendosur që bonusin e bebes ta transformojmë në një skemë mbështetjeje të rregullt për fëmijët çdo muaj, që të ndikojmë në të ardhurat e familjeve që kanë një fëmijë më shumë.Kemi vendosur të rrisim më shumë se dyfish mbështetjen financiare për studentët që vijnë nga familjet në nevojë, e cila do të shkojë në nivelin e gjysmës së pagës minimale. Mbi të gjitha, unë besoj shumë fort që kjo situatë e re, e gatuar me vite në Europë dhe në Shqipëri, si rezultat i arsyeve që janë sa të ngjashme, aq edhe të ndryshme, kërkon një qasje të re ndaj gjithçkaje që ndihmon socializimin fizik të njerëzve. Rrjetet sociale kanë stimuluar një vetmi të një natyr

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh se qeveria ka hartuar një plan masash të reja mbështetëse për familjet në nevojë dhe studentët, ndërsa paralajmëroi gjithashtu nisjen e një konsultimi publik për kufizimin e aksesit të të miturve në rrjetet sociale.Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se në buxhetin e ri është parashikuar transformimi i bonusit të bebes në një skemë të rregullt mbështetjeje mujore për fëmijët, me synimin për të ndikuar drejtpërdrejt në të ardhurat e familjeve.Një tjetër çështje e rëndësishme e trajtuar nga Rama ishte ndikimi i rrjeteve sociale në shoqëri, veçanërisht te të rinjtë. Sipas tij, përdorimi i tyre ka nxitur një formë vetmie që përbën rrezik për bashkëjetesën demokratike dhe ndërveprimin fizik mes njerëzve.Në këtë kuadër, kryeministri deklaroi se duhet të hapet një debat për kufizimin e aksesit të të miturve në rrjetet sociale, duke shqyrtuar mundësinë e vendosjes së një kufiri moshe 16 ose 18 vjeç.Rama bëri të ditur se qeveria do të nisë një proces konsultimi me mësuesit, prindërit dhe shkollat, për të diskutuar mbi këtë çështje, duke iu referuar edhe konsultimit të mëparshëm për kufizimin e TikTok-ut.“Ne sot kemi një subvencionim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të gjitha nënat e papuna që rrisin fëmijë të mitur dhe që janë kryefamiljare, por nuk mjafton. Në buxhetin e ri kemi vendosur që bonusin e bebes ta transformojmë në një skemë mbështetjeje të rregullt për fëmijët çdo muaj, që të ndikojmë në të ardhurat e familjeve që kanë një fëmijë më shumë.Kemi vendosur të rrisim më shumë se dyfish mbështetjen financiare për studentët që vijnë nga familjet në nevojë, e cila do të shkojë në nivelin e gjysmës së pagës minimale. Mbi të gjitha, unë besoj shumë fort që kjo situatë e re, e gatuar me vite në Europë dhe në Shqipëri, si rezultat i arsyeve që janë sa të ngjashme, aq edhe të ndryshme, kërkon një qasje të re ndaj gjithçkaje që ndihmon socializimin fizik të njerëzve. Rrjetet sociale kanë stimuluar një vetmi të një natyr

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…