PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
ShqipëriZgjedhjet lokale në Shqipëri më 9 maj 2027
1 min čitanja
Shqipëri

Zgjedhjet lokale në Shqipëri më 9 maj 2027

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.Në një njoftim zyrtar, Presidenca bën me dije se vendimi u mor pas konsultimeve me përfaqësues të forcave politike të përfaqësuara në Kuvend dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve.Thirrjes për konsultim iu përgjigjën Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ndërsa subjektet e tjera politike nuk morën pjesë.Sipas Presidencës, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve sugjeroi datën 9 maj, duke argumentuar se ajo ofron më shumë kohë për përgatitjen e masave zbatuese. Të njëjtën datë parapëlqeu edhe Partia Socialdemokrate.Në njoftim theksohet se data e zgjedhur nuk lidhet me asnjë rezervë apo paragjykim për favorizimin e palëve të caktuara apo për ndikim në vullnetin e lirë të zgjedhësve.Presidenti u ka bërë thirrje subjekteve politike të marrin pjesë në zgjedhje me alternativa, platforma dhe kandidatë, si dhe të garantojnë një proces të drejtë, konkurrues dhe në përputhje me standardet demokratike. Ai gjithashtu ka kërkuar bashkëpunim të plotë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mbarëvajtjen e procesit.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.Në një njoftim zyrtar, Presidenca bën me dije se vendimi u mor pas konsultimeve me përfaqësues të forcave politike të përfaqësuara në Kuvend dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve.Thirrjes për konsultim iu përgjigjën Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ndërsa subjektet e tjera politike nuk morën pjesë.Sipas Presidencës, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve sugjeroi datën 9 maj, duke argumentuar se ajo ofron më shumë kohë për përgatitjen e masave zbatuese. Të njëjtën datë parapëlqeu edhe Partia Socialdemokrate.Në njoftim theksohet se data e zgjedhur nuk lidhet me asnjë rezervë apo paragjykim për favorizimin e palëve të caktuara apo për ndikim në vullnetin e lirë të zgjedhësve.Presidenti u ka bërë thirrje subjekteve politike të marrin pjesë në zgjedhje me alternativa, platforma dhe kandidatë, si dhe të garantojnë një proces të drejtë, konkurrues dhe në përputhje me standardet demokratike. Ai gjithashtu ka kërkuar bashkëpunim të plotë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mbarëvajtjen e procesit.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…