BarcelonaPakënaqësi te Barcelona me Hansi Flickun, zbulohet çfarë po i pengon lojtarët
1 min čitanja
Barcelona
Pakënaqësi te Barcelona me Hansi Flickun, zbulohet çfarë po i pengon lojtarët
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Disa futbollistë të Barcelonës kanë rezerva ndaj mënyrës se si trajneri Hansi Flick e organizon rikuperimin e skuadrës, veçanërisht insistimit të tij që lojtarët të qëndrojnë në hotele ndërmjet ndeshjeve, raporton gazetari Xavi Hernandez Navarro i mediumit ARA.Kjo çështje raportohet se u bë më e ndjeshme pas fitores 5-2 ndaj Real Betisit, kur kushtet e rënda atmosferike penguan kthimin e skuadrës me avion. Flick vendosi që ekipi të kalonte natën në Sevilje, ndonëse kapitenët preferonin të prisnin në aeroport.Skuadra u kthye në Barcelonë të nesërmen, ndërsa vetëm dy ditë më vonë udhëtoi drejt Parisit. Pas humbjeve ndaj PSG-së dhe Real Madridit, Flick foli për mungesën e freskisë fizike te futbollistët. Megjithatë, disa lojtarë mendojnë se qëndrimi në shtëpi, pranë familjeve dhe në ambientin e tyre të zakonshëm, mund të jetë më i dobishëm për rikuperimin sesa fjetja në hotel. Barcelona kërkon transferime në mbrojtje, dy emra të mëdhenj në listën e Flickut Kjo nuk është hera e parë që diskutohet kjo çështje në Barcelonë. Ish-kapitenët Carles Puyol dhe Xavi kishin kërkuar më parë që të reduktoheshin qëndrimet e panevojshme të skuadrës jashtë shtëpisë./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.