PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Arlinda zekajVrasja e Arlinda Zekajt, juristët: Përgjegjësia institucionale është më e thellë se dorëheqja e Hoxhës
2 min čitanja
Arlinda zekaj

Vrasja e Arlinda Zekajt, juristët: Përgjegjësia institucionale është më e thellë se dorëheqja e Hoxhës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Avokati Shkëlzen Sopjani dhe juristi Kolë Krasniqi kanë vlerësuar se dorëheqja e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, pas vrasjes së Arlinda Zekajt, nuk duhet të jetë fundi i përgjegjësisë institucionale për këtë rast.Të ftuar në emisionin “FIVE” në Dukagjin, ata kanë kërkuar që përgjegjësia të shqyrtohet edhe në institucionet e tjera, përfshirë Prokurorinë, Gjykatat, Qendrat për Punë Sociale dhe udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.Sopjani ka thënë se gjatë udhëheqjes së Hoxhës, veçanërisht pas sulmit në Banjskë, Policia ka shënuar edhe zhvillime pozitive. Megjithatë, sipas tij, dorëheqja e drejtorit të Policisë ngre çështjen e përgjegjësisë edhe te drejtuesit e institucioneve të tjera.“Çfarëdo përgjegjësie ka Hoxha, atëherë ka edhe kryeprokurori e prokurori. Përgjegjësia institucionale u adresua me disa suspendime, megjithatë mendoj se përgjegjësia profesionale është shumë më e thellë dhe afatgjatë”, ka deklaruar Sopjani.Ai ka kritikuar zbehjen e llogaridhënies në sistemin e drejtësisë, duke thënë se gjatë 10 deri në 15 vjetëve të fundit është dobësuar edhe përgjegjësia profesionale e zyrtarëve.“Llogaridhënia është duke u zhdukur deri në nivelin më të ulët të zyrtarit, pasi edhe frika prej pasojave është zhdukur”, ka thënë ai.Sopjani ka përmendur edhe përvojën e tij si avokat, duke pretenduar se ka raste kur Gjykata e Apelit ua prish gjyqtarëve 30 deri në 40 aktgjykime brenda një viti, pa pasur pasoja për ta.“Prej përvojës time si avokat ka shumë raste që një gjyqtari ia prish Apeli 30-40 aktgjykime gjatë vitit dhe nuk ka kurrfarë përgjegjësie, e as nuk i thotë askush asgjë. Në fund, vlerësimi bëhet se sa raste ka zgjidhur, por jo cilësia e aktgjykimeve”, është shprehur ai.Ndërkaq, juristi Kolë Krasniqi e ka përshëndetur dorëheqjen e Hoxhës, duke thënë se ai ka pasur përgjegjësi institucionale, por ka kërkuar që përgjegjësia të mos ndalet vetëm te drejtori i Policisë.Sipas Krasniqit, përgjegjësi duhet të mbajë edhe ministri i

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Avokati Shkëlzen Sopjani dhe juristi Kolë Krasniqi kanë vlerësuar se dorëheqja e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, pas vrasjes së Arlinda Zekajt, nuk duhet të jetë fundi i përgjegjësisë institucionale për këtë rast.Të ftuar në emisionin “FIVE” në Dukagjin, ata kanë kërkuar që përgjegjësia të shqyrtohet edhe në institucionet e tjera, përfshirë Prokurorinë, Gjykatat, Qendrat për Punë Sociale dhe udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.Sopjani ka thënë se gjatë udhëheqjes së Hoxhës, veçanërisht pas sulmit në Banjskë, Policia ka shënuar edhe zhvillime pozitive. Megjithatë, sipas tij, dorëheqja e drejtorit të Policisë ngre çështjen e përgjegjësisë edhe te drejtuesit e institucioneve të tjera.“Çfarëdo përgjegjësie ka Hoxha, atëherë ka edhe kryeprokurori e prokurori. Përgjegjësia institucionale u adresua me disa suspendime, megjithatë mendoj se përgjegjësia profesionale është shumë më e thellë dhe afatgjatë”, ka deklaruar Sopjani.Ai ka kritikuar zbehjen e llogaridhënies në sistemin e drejtësisë, duke thënë se gjatë 10 deri në 15 vjetëve të fundit është dobësuar edhe përgjegjësia profesionale e zyrtarëve.“Llogaridhënia është duke u zhdukur deri në nivelin më të ulët të zyrtarit, pasi edhe frika prej pasojave është zhdukur”, ka thënë ai.Sopjani ka përmendur edhe përvojën e tij si avokat, duke pretenduar se ka raste kur Gjykata e Apelit ua prish gjyqtarëve 30 deri në 40 aktgjykime brenda një viti, pa pasur pasoja për ta.“Prej përvojës time si avokat ka shumë raste që një gjyqtari ia prish Apeli 30-40 aktgjykime gjatë vitit dhe nuk ka kurrfarë përgjegjësie, e as nuk i thotë askush asgjë. Në fund, vlerësimi bëhet se sa raste ka zgjidhur, por jo cilësia e aktgjykimeve”, është shprehur ai.Ndërkaq, juristi Kolë Krasniqi e ka përshëndetur dorëheqjen e Hoxhës, duke thënë se ai ka pasur përgjegjësi institucionale, por ka kërkuar që përgjegjësia të mos ndalet vetëm te drejtori i Policisë.Sipas Krasniqit, përgjegjësi duhet të mbajë edhe ministri i

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…