PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Letra të falsifikuaraAlarm në Zvicër: Mashtruesit dërgojnë letra të falsifikuara në emër të Doganave, qytetarëve u kërkohet pagesë përmes QR-kodit
2 min čitanja
Letra të falsifikuara

Alarm në Zvicër: Mashtruesit dërgojnë letra të falsifikuara në emër të Doganave, qytetarëve u kërkohet pagesë përmes QR-kodit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Autoritetet zvicerane kanë paralajmëruar qytetarët për një skemë të re mashtrimi, përmes së cilës persona të panjohur po dërgojnë letra të falsifikuara në emër të Zyrës Federale të Doganave dhe Sigurisë Kufitare (FOCB).Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ditëve të fundit janë raportuar disa raste të këtij mashtrimi, ku qytetarët kanë pranuar në kutitë postare letra që imitojnë pamjen dhe identitetin vizual të institucioneve federale zvicerane.Në këto letra pretendohet se marrësit kanë një pako ndërkombëtare që duhet t'i nënshtrohet procedurave doganore dhe se për këtë duhet të paguajnë tarifa përkatëse, raporton 24 heures.Për kryerjen e pagesës, qytetarëve u kërkohet të skanojnë një kod QR të vendosur në letër. Por, pas këtij veprimi fshihet rreziku: kodi i ridrejton përdoruesit në një faqe interneti mashtruese, e krijuar për të vjedhur të dhënat personale dhe ato bankare të viktimave.Autoritetet zvicerane kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht ndaj letrave të papritura që përmbajnë kode QR dhe kërkesa për pagesa, transmeton Telegrafi.Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare këshillon qytetarët që të kontrollojnë me kujdes adresën e internetit ku i drejton kodi QR përpara se të ndërmarrin çfarëdo veprimi.Në rast dyshimi, rekomandohet që kodi të mos skanohet dhe qytetarët të kontaktojnë drejtpërdrejt shërbimet zyrtare doganore zvicerane për të verifikuar nëse kërkesa për pagesë është e vërtetë.Autoritetet rikujtojnë se pamja zyrtare e një dokumenti nuk garanton autenticitetin e tij dhe se qytetarët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm ndaj kërkesave të papritura për pagesë./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Autoritetet zvicerane kanë paralajmëruar qytetarët për një skemë të re mashtrimi, përmes së cilës persona të panjohur po dërgojnë letra të falsifikuara në emër të Zyrës Federale të Doganave dhe Sigurisë Kufitare (FOCB).Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ditëve të fundit janë raportuar disa raste të këtij mashtrimi, ku qytetarët kanë pranuar në kutitë postare letra që imitojnë pamjen dhe identitetin vizual të institucioneve federale zvicerane.Në këto letra pretendohet se marrësit kanë një pako ndërkombëtare që duhet t'i nënshtrohet procedurave doganore dhe se për këtë duhet të paguajnë tarifa përkatëse, raporton 24 heures.Për kryerjen e pagesës, qytetarëve u kërkohet të skanojnë një kod QR të vendosur në letër. Por, pas këtij veprimi fshihet rreziku: kodi i ridrejton përdoruesit në një faqe interneti mashtruese, e krijuar për të vjedhur të dhënat personale dhe ato bankare të viktimave.Autoritetet zvicerane kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht ndaj letrave të papritura që përmbajnë kode QR dhe kërkesa për pagesa, transmeton Telegrafi.Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare këshillon qytetarët që të kontrollojnë me kujdes adresën e internetit ku i drejton kodi QR përpara se të ndërmarrin çfarëdo veprimi.Në rast dyshimi, rekomandohet që kodi të mos skanohet dhe qytetarët të kontaktojnë drejtpërdrejt shërbimet zyrtare doganore zvicerane për të verifikuar nëse kërkesa për pagesë është e vërtetë.Autoritetet rikujtojnë se pamja zyrtare e një dokumenti nuk garanton autenticitetin e tij dhe se qytetarët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm ndaj kërkesave të papritura për pagesë./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…