Fehmi kupinaDebat i pazakontë në Kuvendin e Prishtinës për faljen e "xhumasë"
2 min čitanja
Fehmi kupina
Debat i pazakontë në Kuvendin e Prishtinës për faljen e "xhumasë"
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një përplasje verbale ka ndodhur sot gjatë seancës së Kuvendit Komunal të Prishtinës, mes kryesuesit Fehmi Kupina dhe asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besart Krasniqi, lidhur me kohën e faljes së namazit të xhumasë.Rreth orës 11:10, derisa po zhvilloheshin punimet e Kuvendit, Kupina kishte kërkuar një pauzë prej 15 minutash për të “bërë rendin e ri”. Në atë moment, asamblisti Krasniqi i është afruar duke kërkuar mirëkuptim, pasi në orën 12:00 ishte koha e namazit të xhumasë, të cilin besimtarët myslimanë e falin çdo të premte.“Çka ka lidhje që keni xhuma? Unë nuk merrem me xhumanë e juve! ...Dilni e propozoni sa të mundeni ju, e tani…”, dëgjohet t’i thotë Kupina asamblistit, para se të ndalte mikrofonin.Deklarata e kryesuesit nxiti reagime, ndërsa disa orë më vonë ai reagoi përmes një postimi në Facebook, duke sqaruar qëndrimin e tij.Kupina ka thënë se deklarata ishte bërë në kontekstin e një diskutimi procedural për organizimin dhe mbarëvajtjen e punimeve të Kuvendit, duke mohuar se kishte pasur për qëllim të cenonte bindjet apo praktikat fetare të dikujt.Ai ka theksuar se liria e besimit dhe praktikimit të fesë është e drejtë themelore e garantuar me Kushtetutën e Kosovës, të cilën, sipas tij, e respekton plotësisht.“Duke qenë edhe vetë njeri i besimit, e kuptoj rëndësinë shpirtërore dhe personale që praktikat fetare kanë për secilin individ. Respektimi i bindjeve fetare, për mua, nuk është vetëm detyrim kushtetues, por edhe një vlerë njerëzore dhe morale”, ka shkruar Kupina.Ai ka shprehur keqardhje nëse formulimi i përdorur gjatë seancës ka krijuar përshtypjen e mungesës së respektit ndaj praktikave fetare.“Megjithatë, jam i vetëdijshëm se komunikimi institucional kërkon kujdes dhe përgjegjësi të veçantë. Në këtë frymë, shpreh keqardhje nëse formulimi i përdorur ka krijuar përshtypjen e mungesës së respektit ndaj praktikave fetare”, ka deklaruar ai.Kupina ka vlerësuar se deklarata nuk duhet të shndërrohet në debat mbi besimin fetar apo të bëhet burim i polar
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.