Aleksandar vuçiqBesnikët e Vuçiqit paralajmërojnë bllokada, kërcënojnë me ushtri
2 min čitanja
Aleksandar vuçiq
Besnikët e Vuçiqit paralajmërojnë bllokada, kërcënojnë me ushtri
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Vuksha Dragoviqi, i ftuar në televizionet proqeveritare dhe themelues i shoqatës “Suverenistët Serbë”, ka paralajmëruar bllokada në Beograd dhe një ultimatum ndaj policisë dhe prokurorisë, duke kërcënuar se do t’i kërkojë ushtrisë të marrë drejtimin e shtetit.Dragoviqi i bëri këto deklarata në televizionin Informer, ndërsa ato u raportuan nga e përjavshmja beogradase “Vreme”. Ai paralajmëroi se edhe vetë do të dalë në rrugë dhe do t’i bllokojë ato sa herë që nuk pajtohet me vendimet e pushtetit të ri.Sipas raportimit të “Vreme”, bllokadën e parë ai e paralajmëroi në rrugën “Savska” në Beograd. Aty synon t’i japë ultimatum policisë dhe prokurorisë që të kujdesen për sigurinë e qytetarëve, “përndryshe do të shkojmë te ushtria dhe do t’i kërkojmë të marrë drejtimin e shtetit”.Nuk dihet se kur pritet të mbahet kjo bllokadë.Dragoviqi pretendon se protestat do t’i lajmërojë në përputhje me ligjin dhe se në to nuk do të përfshihen fëmijët. Po ashtu, sipas tij, nuk do të ketë bllokada të shkollave, kopshteve dhe fakulteteve.“Vreme” rikujton se neni 141 i Kushtetutës së Serbisë përcakton se Ushtria e Serbisë është nën kontrollin demokratik dhe civil. Për këtë arsye, siç shkruan gazeta, thirrja që ushtria të marrë drejtimin e shtetit tejkalon kufijtë e një proteste të zakonshme politike.Kush është Vuksha Dragoviqi? Dragoviqi ka punuar më herët në Policinë Komunale të Beogradit. Portali Nova.rs ka raportuar se deri në mars të vitit 2026 ai ishte drejtor i kompanisë “Jovanjica Gradnja”, pronari përfundimtar i së cilës është Predrag Koluvija, i akuzuar në aferën “Jovanjica”.Shoqatën “Suverenistët Serbë” e themeloi më 28 qershor të këtij viti. Ndër objektivat e saj, të regjistruara zyrtarisht, janë ngritja e vetëdijes kombëtare, mbrojtja nga ndikimet e jashtme negative dhe mbikëqyrja e punës së institucioneve shtetërore.Profilin publik e ndërtoi përmes një podkasti në YouTube, ku trajton organizatat joqeveritare, lëvizjen studentore dhe mediat kritike ndaj pushtetit. Ai ka qenë g
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.