VijestiPublikohet letra e dorëheqjes që Gazmend Hoxha i dërgoi Kurtit: Besimi i qytetarëve është më i rëndësishëm se çdo funksion
2 min čitanja
Vijesti
Publikohet letra e dorëheqjes që Gazmend Hoxha i dërgoi Kurtit: Besimi i qytetarëve është më i rëndësishëm se çdo funksion
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, pas ngjarjes tragjike në Vitomiricë të Pejës, ku u vra 49-vjeçarja Arlinda Zekaj.Në një letër drejtuar kryeministrit të Kosovës, Hoxha ka bërë të ditur se vendimin për dorëheqje e ka marrë pas një reflektimi të thellë dhe duke e konsideruar atë si përgjegjësi institucionale dhe morale.Ai ka theksuar se përgjegjësia udhëheqëse nuk përfundon vetëm te veprimet individuale, por përfshin edhe përgjegjësinë për ruajtjen e standardeve të ligjshmërisë, profesionalizmit dhe integritetit të institucionit.“Duke marrë për bazë ngjarjen tragjike në Vitomiricë të Pejës, vrasjen makabre të nënës, bijës dhe motrës sonë, Arlinda Zekaj, pas një reflektimi të thellë dhe me ndjenjën e përgjegjësisë institucionale e morale, duke e vënë interesin e shtetit dhe dinjitetin e institucionit mbi çdo interes personal, unë jap dorëheqje morale nga pozita e Drejtorit të Policisë së Kosovës”, ka shkruar Hoxha.Ai ka shtuar se këtë vendim e merr me bindjen se asnjë pozitë nuk është mbi shtetin dhe asnjë funksion nuk është më i rëndësishëm se besimi i qytetarëve.Në letrën e tij, Hoxha ka përmendur edhe sfidat dhe rezultatet e Policisë së Kosovës gjatë periudhës kur ai drejtoi këtë institucion, që nga marsi i vitit 2023.Ai ka veçuar operacionet policore në veri të vendit, menaxhimin e situatave të sigurisë në Zveçan dhe Banjskë, si dhe hetimin e sulmit ndaj kanalit të Ibër-Lepencit.Sipas tij, gjatë kësaj periudhe Policia ka shënuar rezultate edhe në luftimin e krimit të organizuar, trafikimit me drogë dhe armë, korrupsionit dhe krimeve kibernetike.Hoxha ka pranuar se dhuna në familje mbetet një fenomen thellësisht shqetësues, duke vlerësuar se nevojitet një qasje më e koordinuar ndërmjet Policisë, Prokurorisë, shërbimeve sociale, gjykatave dhe organizatave joqeveritare.Rezultatet në hetimin e krimeve të luftës dhe luftimin e fajdesëNë dokumentin e publikuar, Hoxha ka paraqitur edhe një përmbledhje të re
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.