Albin kurtiPrishtina 2030 merr formë, Kurti konfirmon shtrirjen e Lojërave Mesdhetare në disa qytete të Kosovës
2 min čitanja
Albin kurti
Prishtina 2030 merr formë, Kurti konfirmon shtrirjen e Lojërave Mesdhetare në disa qytete të Kosovës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” do të shtrihen edhe në disa komuna të tjera të Kosovës, ashtu siç ishte paraparë që në fazën e kandidaturës. Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të radhës të Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare (KOLM), ku u diskutuan përgatitjet dhe projektet prioritare për organizimin e këtij eventi të madh sportiv.Sipas Kurtit, në takim është riafirmuar se Lojërat do ta ruajnë shtrirjen e përcaktuar në Librin e Kandidaturës, ku përveç Prishtinës janë përfshirë edhe Peja, Gjakova, Prizreni, Drenasi, Skenderaj dhe komuna të tjera.Ky koncept ishte pjesë e propozimit të Kosovës që nga aplikimi dhe, sipas kryeministrit, pikërisht me këtë plan vendi fitoi të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030.Shtrirja e garave nëpër komuna dhe shfrytëzimi i objekteve sportive do të pasqyrohen në rishikimin e draftit të Masterplanit, i cili ende është në shqyrtim. Në këtë planifikim do të përfshihen edhe investimet që tashmë janë duke u realizuar në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, palestrën “Sezai Surroi” në Prizren dhe palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Në fokus të takimit ishin edhe projektet prioritare, për të cilat u theksua nevoja që puna të vazhdojë me ritëm të shtuar. Ndër to janë Qendra e Studentëve, e cila pritet të shërbejë si Fshat i Atletëve, Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Qendra Akuatike dhe Qendra Nacionale e Tenisit.Po ashtu, u ritheksua rëndësia e Stadiumit Nacional si projekt shtetëror për zhvillimin e sportit në Kosovë.Sa i përket ceremonive të hapjes dhe mbylljes, në takim u shqyrtua edhe mundësia e shfrytëzimit të stadiumit “Fadil Vokrri”, me kapacitet të shtuar. Për këtë çështje do të vlerësohen kërkesat organizative dhe afatet e nevojshme për përgatitjen e stadiumit.Një tjetër vendim i takimit ishte që Komiteti Organizativ të paraqitet me një qëndrim të përbashkët në takimin e ardhshëm me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, ku do të prezantohen hap
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.