Policia e kosovësArrestohet në Kosovë një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga Luksemburgu
1 min čitanja
Policia e kosovës
Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga Luksemburgu
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten një shtetas kosovar, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Luksemburgut për veprën penale të vjedhjes.Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi i personit me inicialet D.A. u bë më 30 tetor, rreth orës 16:30, nga njësitet e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera policore dhe institucionet përkatëse.I dyshuari kërkohej përmes INTERPOL-it, pasi autoritetet e Luksemburgut kishin lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar ndaj tij për veprën penale të vjedhjes, e cila sanksionohet sipas Kodit Penal të këtij shteti.Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore.Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve dhe bashkëpunimin me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale, si dhe identifikimit dhe arrestimit të personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.