GalatasarayPërleshja pas derbit nuk kalon pa pasoja, zbulohen dënimet për yjet e Galatasarayt dhe Fenerbahces
2 min čitanja
Galatasaray
Përleshja pas derbit nuk kalon pa pasoja, zbulohen dënimet për yjet e Galatasarayt dhe Fenerbahces
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Komiteti Disiplinor i Federatës së Futbollit të Turqisë ka shqiptuar dënime për dy futbollistët e përjashtuar me kartonë të kuq pas derbit të Stambollit mes Galatasarayt dhe Fenerbahces.Mbrojtësi i majtë i Fenerbahces, Archie Brown, është dënuar me tri ndeshje suspendim, ndërsa qendërmbrojtësi i Galatasarayt, Abdulkerim Bardakci, do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme.Vendimet u morën të premten, pas përleshjes që shpërtheu mes futbollistëve të dy skuadrave të hënën, menjëherë pas përfundimit të derbit, të cilin Galatasaray e fitoi me rezultat 2-1.Situata doli jashtë kontrollit pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, duke bërë të nevojshme edhe ndërhyrjen e Policisë për të qetësuar tensionet mes lojtarëve. Fenerbahce del me reagim të ashpër pas incidenteve në derbin me Galatasarayn Gjyqtari i kishte ndëshkuar me kartonë të kuq Brownin dhe Bardakcin, ndërsa Roland Sallai i Galatasarayt dhe Kerem Akturkoglu i Fenerbahces kishin marrë kartonë të verdhë.Përveç suspendimeve individuale, Federata turke ka shqiptuar edhe gjoba financiare për dy klubet. Galatasaray është dënuar me rreth 38 mijë e 50 euro, ndërsa Fenerbahce duhet të paguajë afërsisht 23 mijë euro.Galatasaray, kampion i katër edicioneve të fundit në Superligën turke, vazhdon të kryesojë tabelën me 22 pikë pas nëntë xhirove. Në anën tjetër, Fenerbahce renditet në vendin e pestë me 16 pikë./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.