Gazmend hoxhaHoxha e quan “morale” dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Policisë
2 min čitanja
Gazmend hoxha
Hoxha e quan “morale” dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Policisë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dha dorëheqje më 30 tetor, pesë ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt - rast që nxiti protesta dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale.I pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse veprimi i tij lidhet me trajtimin institucional të këtij rasti, Hoxha tha se “lidhet me dorëheqje morale”.Megjithatë, ai nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse me këtë nënkupton se ndien përgjegjësi për lëshimet institucionale në trajtimin e rastit.Më herët gjatë ditës, Zyra e Kryeministrit njoftoi se Albin Kurti kishte pranuar dorëheqjen e Hoxhës dhe e kishte liruar atë nga detyra.Me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti caktoi Fehmi Hotin ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.“Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin dhe angazhimin e z. Hoxha përgjatë mandatit të tij”, u tha në njoftim.Qeveria nuk dha arsye për dorëheqjen e Hoxhës.Largimi i tij vjen në kohën kur institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë në Kosovë po përballen me kritika për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra nga ish-kunati i saj.Një ditë para dorëheqjes së Hoxhës, Policia e Kosovës pezulloi nga detyra 11 zyrtarë policorë në lidhje me trajtimin e këtij rasti.Në mesin e të pezulluarve janë: ushtruesi i detyrës së drejtorit rajonal të Policisë në Pejë, shefi i hetimeve rajonale, komandanti dhe zëvendëskomandanti i stacionit policor, drejtues të tjerë policorë dhe katër hetues.Masa u ndërmorën edhe në sistemin prokurorial.Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokurorja që kishte trajtuar rastin, Arlinda Nallbani Gacaferri, u pezulluan nga detyra.Vrasja e Zekajt, 49 vjeçe, nxiti protesta në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës, ku qytetarët kërkuan drejtësi për viktimën dhe përgjegjësi nga institucionet që e kanë trajtuar rastin./Radio Evropa e Lirë/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.