Besa kabashi-ramajPDK: Drejtori i policisë nuk mund të bëhet ‘kurban’ për rastin e Arlinda Zekajt
2 min čitanja
Besa kabashi-ramaj
PDK: Drejtori i policisë nuk mund të bëhet ‘kurban’ për rastin e Arlinda Zekajt
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas dështimeve, siç tha ajo, të rënda institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.Në një konferencë për media, Kabashi-Ramaj kritikoi ministren Gërvalla për mungesë të përgjegjësisë politike, duke thënë se ndarja e pushteteve nuk mund të përdoret si arsyetim për t'iu shmangur përgjegjësisë institucionale, raporton KosovaPress.“Kur edhe pas një tragjedie të tillë drejtuesit e institucioneve dalin para qytetarëve për të shpjeguar pse përgjegjësia u takon të tjerëve, atëherë kemi të bëjmë edhe me një krizë të përgjegjësisë shtetërore dhe të ndërgjegjes politike. Pikërisht këtë e pamë sot. Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, pranoi dështime të rënda institucionale në rastin e Arlinda Zekajt, por nuk mori përgjegjësi politike për veten dhe mekanizmin që e ka për detyrë ta koordinojë. Në vend të një akti përgjegjësie, dëgjuam arsyetime për ndarjen e pushteteve dhe kufijtë e kompetencave. Zonja ministre, ndarja e pushteteve nuk është ndarje nga përgjegjësia. Askush nuk po kërkon nga ju që të ndërhyni në vendimet e gjykatave apo të zëvendësoni prokurorinë, por qytetarët kanë të drejtë t'ju kërkojnë llogari për përgjegjësitë që keni marrë përsipër si ministre e Drejtësisë dhe si koordinatore kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhunën ndaj grave”, tha ajo.Kabashi-Ramaj përmendi edhe gjetjet e Inspektoratit Policor të Kosovës, të cilat i cilësoi si tronditëse. Sipas saj, në rastin Zekaj nuk është ekzekutuar një urdhër mbrojtjeje, një tjetër është ekzekutuar me vonesë, ndërsa nuk është marrë parasysh kërkesa për rivlerësimin e rrezikut.Ajo theksoi se këto dështime kanë ndodhur në mekanizmat që kanë për detyrë parandalimin e rasteve të tilla, duke kërkuar përgjigje se kush kishte njohuri për rrezikun dhe pse nuk ndërhyri.“Gjetjet e bëra publike nga Inspektorati Policor i K
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.