PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Akil gjakovaAkil Gjakova i pafat, mposhtet në luftën për medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit
2 min čitanja
Akil gjakova

Akil Gjakova i pafat, mposhtet në luftën për medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Xhudisti jonë, Akil Gjakova ishte i pafat në ndeshjen për medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe duke mbyllur garat në vendin e pestë.Pas Laura Fazliut, pritej që edhe Akil Gjakova t’i sjell një sukses Kosovës, duke fituar medaljen e bronztë në Abu Dhabi në kategorinë deri në 73 kilogramë, por kështu nuk ndodhi. Xhudisti pejan ishte i pafat dhe nuk arriti të mposht rusin Karen Galstian në përballjen për medaljen e bronztë. Vlen të theksohet se Gjakova i nisi garat pa lojë në xhiron e parë të kategorisë deri në 73 kilogramë, ndërsa në xhiron e dytë mposhti me ‘ippon’ xhudistin nga Izraeli, Ohad Moritz.Në xhiron e tretë, xhudisti pejan pati punë edhe më të vështirë, pasi iu desh të përballej me bartësin e parë dhe nën-kampionin e botës në fuqi, Makhmadbek Makhmadbekovin, të cilin e mposht me ‘ippon’ në kohën shtesë.Në çerekfinale, Gjakova u ndesh me Hidayat Heydarov nga Azerbajxhani, ku kësaj radhe ishte i pafat duke u mposht në shtesë dhe duke kërkuar medaljen me anë të repesazhit. Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit Në repesazh, 30-vjeçari mposhti francezin Joan-Benjamin Gaba, ndërsa në ndeshjen për medalje pastaj u mposht nga rusi Karen Galstian. Ndryshe, në Grand Slamin e xhudos marrin pjesë 374 xhudistë nga 59 shtete. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Xhudisti jonë, Akil Gjakova ishte i pafat në ndeshjen për medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe duke mbyllur garat në vendin e pestë.Pas Laura Fazliut, pritej që edhe Akil Gjakova t’i sjell një sukses Kosovës, duke fituar medaljen e bronztë në Abu Dhabi në kategorinë deri në 73 kilogramë, por kështu nuk ndodhi. Xhudisti pejan ishte i pafat dhe nuk arriti të mposht rusin Karen Galstian në përballjen për medaljen e bronztë. Vlen të theksohet se Gjakova i nisi garat pa lojë në xhiron e parë të kategorisë deri në 73 kilogramë, ndërsa në xhiron e dytë mposhti me ‘ippon’ xhudistin nga Izraeli, Ohad Moritz.Në xhiron e tretë, xhudisti pejan pati punë edhe më të vështirë, pasi iu desh të përballej me bartësin e parë dhe nën-kampionin e botës në fuqi, Makhmadbek Makhmadbekovin, të cilin e mposht me ‘ippon’ në kohën shtesë.Në çerekfinale, Gjakova u ndesh me Hidayat Heydarov nga Azerbajxhani, ku kësaj radhe ishte i pafat duke u mposht në shtesë dhe duke kërkuar medaljen me anë të repesazhit. Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit Në repesazh, 30-vjeçari mposhti francezin Joan-Benjamin Gaba, ndërsa në ndeshjen për medalje pastaj u mposht nga rusi Karen Galstian. Ndryshe, në Grand Slamin e xhudos marrin pjesë 374 xhudistë nga 59 shtete. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…