PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Keshilli prokurorial i kosoves​ “Largomu se të mys”, KPK-ja tregon si e trajtoi zv.kryeprokurorja e Pejës kanosjen ndaj Arlinda Zekajt
2 min čitanja
Keshilli prokurorial i kosoves

​ “Largomu se të mys”, KPK-ja tregon si e trajtoi zv.kryeprokurorja e Pejës kanosjen ndaj Arlinda Zekajt

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka publikuar vendimin për suspendimin e zv.kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Arlinda Nallbani-Gacaferrit, njëherësh koordinatore për dhunë në familje, duke renditur arsyet që kanë çuar në këtë masë.Sipas vendimit, Nallbani-Gacaferri ishte në dijeni se më 22 tetor 2026 ishte shkelur urdhri për mbrojtje ndaj tashmë të ndjerës Arlinda Zekaj, por, sipas KPK-së, nuk kishte ndërmarrë veprimet e nevojshme prokuroriale.Në vendim thuhet se prokurorja, në cilësinë e kujdestares, ishte informuar nga Policia e Kosovës se vendimi i Gjykatës për urdhër mbrojtje ndaj Zekajt ishte shkelur. Po ashtu, ishte njoftuar se në shtëpinë e saj po qëndronin persona të tjerë, përfshirë nënën e bashkëshortit ndaj të cilit ishte lëshuar urdhri për mbrojtje, si dhe Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e saj.Sipas KPK-së, Njësiti i Hetimeve e kishte kontaktuar prokuroren lidhur me rastin, ndërsa ajo kishte udhëzuar që personat e përfshirë të intervistoheshin.Gjatë kësaj kohe, Arlinda Zekaj kishte deklaruar se kunati i saj, Albert Sylaj, në një moment e kishte kanosur me fjalët: “Largomu, largomu se të mys”.Megjithatë, sipas vendimit të KPK-së, Nallbani-Gacaferri kishte udhëzuar që Sylaj të intervistohej në cilësinë e dëshmitarit, duke mos e trajtuar kanosjen si një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e Zekajt dhe pa vlerësuar rrezikshmërinë që i kanosej asaj.KPK-ja thekson se prokurorja kishte qenë vazhdimisht e njoftuar për kërkesat urgjente të Zekajt, përfshirë edhe paralajmërimet se jeta e saj ishte në rrezik. Këto informacione, sipas vendimit, i kishte pasur edhe në cilësinë e koordinatores për dhunë në familje.“…ishte në dijeni për urgjencat e kërkesave të saj dhe me theks të veçantë se të njëjtës po i kanosej jeta, ishte në dijeni për të gjitha raportet nga prokurorët të cilët kanë trajtuar rastet ku e ndjera ka qenë palë e dëmtuar, ishte e njoftuar edhe me raporte zyrtare policore lidhur me nivelin e rrezikshmërisë të cilën i kanosej të n

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka publikuar vendimin për suspendimin e zv.kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Arlinda Nallbani-Gacaferrit, njëherësh koordinatore për dhunë në familje, duke renditur arsyet që kanë çuar në këtë masë.Sipas vendimit, Nallbani-Gacaferri ishte në dijeni se më 22 tetor 2026 ishte shkelur urdhri për mbrojtje ndaj tashmë të ndjerës Arlinda Zekaj, por, sipas KPK-së, nuk kishte ndërmarrë veprimet e nevojshme prokuroriale.Në vendim thuhet se prokurorja, në cilësinë e kujdestares, ishte informuar nga Policia e Kosovës se vendimi i Gjykatës për urdhër mbrojtje ndaj Zekajt ishte shkelur. Po ashtu, ishte njoftuar se në shtëpinë e saj po qëndronin persona të tjerë, përfshirë nënën e bashkëshortit ndaj të cilit ishte lëshuar urdhri për mbrojtje, si dhe Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e saj.Sipas KPK-së, Njësiti i Hetimeve e kishte kontaktuar prokuroren lidhur me rastin, ndërsa ajo kishte udhëzuar që personat e përfshirë të intervistoheshin.Gjatë kësaj kohe, Arlinda Zekaj kishte deklaruar se kunati i saj, Albert Sylaj, në një moment e kishte kanosur me fjalët: “Largomu, largomu se të mys”.Megjithatë, sipas vendimit të KPK-së, Nallbani-Gacaferri kishte udhëzuar që Sylaj të intervistohej në cilësinë e dëshmitarit, duke mos e trajtuar kanosjen si një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e Zekajt dhe pa vlerësuar rrezikshmërinë që i kanosej asaj.KPK-ja thekson se prokurorja kishte qenë vazhdimisht e njoftuar për kërkesat urgjente të Zekajt, përfshirë edhe paralajmërimet se jeta e saj ishte në rrezik. Këto informacione, sipas vendimit, i kishte pasur edhe në cilësinë e koordinatores për dhunë në familje.“…ishte në dijeni për urgjencat e kërkesave të saj dhe me theks të veçantë se të njëjtës po i kanosej jeta, ishte në dijeni për të gjitha raportet nga prokurorët të cilët kanë trajtuar rastet ku e ndjera ka qenë palë e dëmtuar, ishte e njoftuar edhe me raporte zyrtare policore lidhur me nivelin e rrezikshmërisë të cilën i kanosej të n

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…