Shendeti ne rend te pare“Hajde nënë, ke me u bë mirë” – Saranda Jakupi rrëfen fjalët e djalit që i japin forcë në përballjen me kancerin
2 min čitanja
Shendeti ne rend te pare
“Hajde nënë, ke me u bë mirë” – Saranda Jakupi rrëfen fjalët e djalit që i japin forcë në përballjen me kancerin
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Përballja me kancerin e gjirit është një rrugëtim i vështirë fizik dhe emocional për Saranda Jakupin, por mbështetja e familjes, veçanërisht e djalit të saj 12-vjeçar, është një nga burimet më të mëdha të forcës për të. Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit "Kubati", ajo ka ndarë një rrëfim prekës për mënyrën se si fëmijët e saj po e përjetojnë sëmundjen. Jakupi, e cila prej më shumë se gjashtë vjetësh po përballet me kancerin e gjirit, ka treguar se gjatë kësaj periudhe ka pasur mbështetje të vazhdueshme nga familja dhe tre djemtë e saj.Ajo ka theksuar se fëmijët janë shumë pranë saj dhe përpiqen t'i japin kurajë në momentet më të vështira.“Djemtë i kam shumë në krah, shumë më mbështesin”, ka rrëfyer Saranda.Një vend të veçantë në rrëfimin e saj e zë djali më i vogël, i cili tashmë është 12 vjeç. “M'u duk sikur m'u shemb gjithçka” – Saranda Jakupi rrëfen momentin kur mësoi se kishte kancer të gjirit Saranda ka treguar se, përmes aktiviteteve ndërgjegjësuese gjatë Muajit Rozë dhe me kalimin e viteve, ai ka filluar ta kuptojë më mirë sëmundjen me të cilën po përballet nëna e tij.Sipas saj, djali shpesh i afrohet, e përqafon dhe përpiqet ta qetësojë me fjalë shprese.“Hajde nënë, hajde se ke me u bë mirë”, janë fjalët që Saranda kujton nga djali i saj.Ajo ka treguar se, edhe pse është ende i vogël, ai mundohet t'i japë forcë, ndërsa shqetësimet dhe emocionet e veta shpesh i mban përbrenda.Podcastin e plotë “Shëndeti në rend të parë”, mund ta shikoni në të gjitha platformat e Telegrafit. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.