Peja lokale“Edhe sa Arlinda?”, qytetarët protestojnë në Pejë, kërkojnë përgjegjësi nga Policia, Gjykata dhe Prokuroria
2 min čitanja
Peja lokale
“Edhe sa Arlinda?”, qytetarët protestojnë në Pejë, kërkojnë përgjegjësi nga Policia, Gjykata dhe Prokuroria
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Qytetarë dhe aktivistë nga qytete të ndryshme të Kosovës kanë protestuar të premten në Pejë, duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.Me thirrjet “Edhe sa Arlinda?”, “Drejtësi për Arlindën” dhe “Komuna e Pejës i ka duart me gjak”, protestuesit kërkuan llogaridhënie nga institucionet që kishin trajtuar rastin e viktimës para vrasjes së saj.Protesta nisi para Komunës së Pejës, ku aktivistja Filiza Mahmutaj kërkoi përgjegjësi nga i gjithë zinxhiri institucional, përfshirë Policinë, Prokurorinë, Gjykatën dhe Qendrën për Punë Sociale.“Bashkë me aktivistët në mbarë Kosovën, ne po kërkojmë që përgjegjësia të kërkohet nga i gjithë zinxhiri institucional, i cili e ka neglizhuar, injoruar dhe, përfundimisht, e ka lënë të pambrojtur Arlindën: nga Policia te Prokuroria, nga Prokuroria te Gjykata”, deklaroi Mahmutaj.Ajo ngriti edhe disa pyetje lidhur me veprimet e Qendrës për Punë Sociale në Pejë, duke kërkuar sqarime për vlerësimin e rrezikshmërisë së rastit, mundësinë e strehimit të përkohshëm të viktimës dhe mosorganizimin e një takimi urgjent të mekanizmave koordinues kundër dhunës.Ndërkaq, aktivistja Erza Elezaj kritikoi Policinë e Pejës për mënyrën e trajtimit të rastit.“Ne sot nuk jemi mbledhur për të kërkuar mëshirë e as ngushëllime. Jemi mbledhur për t'ia kujtuar Policisë se ata janë fajtorë, ata janë fajtorë që Arlinda nuk është në mesin tonë”, u shpreh Elezaj.Ajo shtoi se Arlinda Zekaj nuk është rasti i parë dhe se, pa ndryshime në veprimet institucionale, nuk ka garanci që raste të tilla nuk do të përsëriten.Marshi vazhdoi drejt Gjykatës Themelore në Pejë, ku Nora Taraku ngriti shqetësime për vendimin e 16 tetorit 2026 lidhur me masat mbrojtëse për Arlinda Zekajn.Taraku kritikoi vendimin e gjyqtarit Migjen Kastrati, duke pretenduar se ai ishte kontradiktor dhe nuk ofronte mbrojtjen e nevojshme për viktimën.“Pse u largua Arlinda nga shtëpia e saj dhe u dërgua përsëri te dera e dhunuesit, në vend që të largohej kërcënues
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.