PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
VijestiPse na ndryshon disponimi gjatë vjeshtës? Shkenca shpjegon çfarë ndodh me organizmin tonë
2 min čitanja
Vijesti

Pse na ndryshon disponimi gjatë vjeshtës? Shkenca shpjegon çfarë ndodh me organizmin tonë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Me ardhjen e vjeshtës, ditët shkurtohen, temperaturat fillojnë të bien dhe ekspozimi ndaj dritës së diellit zvogëlohet. Përveç ndryshimeve në natyrë, shumë njerëz vërejnë edhe ndryshime në disponimin e tyre, duke u ndier më të lodhur, më pak energjikë ose më të prirur për të qëndruar në shtëpi.Por, a ka një shpjegim shkencor për këtë fenomen?Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor në SHBA (NIMH), ndryshimet sezonale dhe sidomos reduktimi i orëve të dritës gjatë vjeshtës dhe dimrit mund të ndikojnë në humorin, gjumin dhe sjelljen e njeriut.Më pak dritë dielli, ndryshime në organizëmNjë nga faktorët kryesorë lidhet me orën biologjike të trupit, e njohur si ritmi cirkadian. Ky mekanizëm ndihmon në rregullimin e ciklit të gjumit dhe zgjimit.Kur ditët shkurtohen, ekspozimi ndaj dritës natyrale zvogëlohet dhe kjo mund të ndikojë në ritmin biologjik, duke shkaktuar ndryshime në energji dhe disponim.Roli i serotoninës dhe melatoninësSerotonina është një substancë kimike në tru që luan rol të rëndësishëm në rregullimin e humorit. Hulumtimet sugjerojnë se ekspozimi më i ulët ndaj dritës së diellit mund të ndikojë në funksionimin e mekanizmave që rregullojnë nivelet e serotoninës.Ndërkohë, melatonina është hormoni që ndihmon organizmin të përgatitet për gjumë. Ndryshimet sezonale të dritës mund të ndikojnë në prodhimin e saj, duke sjellë përgjumje dhe ndryshime në orarin e gjumit.Çfarë është depresioni sezonal?Për disa njerëz, ndryshimet e humorit gjatë stinëve janë më të theksuara. Në raste të caktuara, ato mund të lidhen me çrregullimin afektiv sezonal (SAD), një formë depresioni që shfaqet në periudha të caktuara të vitit.Sipas NIMH, simptomat më të zakonshme të formës që shfaqet gjatë vjeshtës dhe dimrit përfshijnë:-Mungesë energjie dhe lodhje të vazhdueshme.-Nevojë më të madhe për gjumë.-Humbje të interesimit për aktivitete të zakonshme.-Ndryshime në oreks dhe dëshirë më të madhe për ushqime me karbohidrate.-Tërheqje nga aktivitetet shoqërore.Megjithatë, është e rën

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Me ardhjen e vjeshtës, ditët shkurtohen, temperaturat fillojnë të bien dhe ekspozimi ndaj dritës së diellit zvogëlohet. Përveç ndryshimeve në natyrë, shumë njerëz vërejnë edhe ndryshime në disponimin e tyre, duke u ndier më të lodhur, më pak energjikë ose më të prirur për të qëndruar në shtëpi.Por, a ka një shpjegim shkencor për këtë fenomen?Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor në SHBA (NIMH), ndryshimet sezonale dhe sidomos reduktimi i orëve të dritës gjatë vjeshtës dhe dimrit mund të ndikojnë në humorin, gjumin dhe sjelljen e njeriut.Më pak dritë dielli, ndryshime në organizëmNjë nga faktorët kryesorë lidhet me orën biologjike të trupit, e njohur si ritmi cirkadian. Ky mekanizëm ndihmon në rregullimin e ciklit të gjumit dhe zgjimit.Kur ditët shkurtohen, ekspozimi ndaj dritës natyrale zvogëlohet dhe kjo mund të ndikojë në ritmin biologjik, duke shkaktuar ndryshime në energji dhe disponim.Roli i serotoninës dhe melatoninësSerotonina është një substancë kimike në tru që luan rol të rëndësishëm në rregullimin e humorit. Hulumtimet sugjerojnë se ekspozimi më i ulët ndaj dritës së diellit mund të ndikojë në funksionimin e mekanizmave që rregullojnë nivelet e serotoninës.Ndërkohë, melatonina është hormoni që ndihmon organizmin të përgatitet për gjumë. Ndryshimet sezonale të dritës mund të ndikojnë në prodhimin e saj, duke sjellë përgjumje dhe ndryshime në orarin e gjumit.Çfarë është depresioni sezonal?Për disa njerëz, ndryshimet e humorit gjatë stinëve janë më të theksuara. Në raste të caktuara, ato mund të lidhen me çrregullimin afektiv sezonal (SAD), një formë depresioni që shfaqet në periudha të caktuara të vitit.Sipas NIMH, simptomat më të zakonshme të formës që shfaqet gjatë vjeshtës dhe dimrit përfshijnë:-Mungesë energjie dhe lodhje të vazhdueshme.-Nevojë më të madhe për gjumë.-Humbje të interesimit për aktivitete të zakonshme.-Ndryshime në oreks dhe dëshirë më të madhe për ushqime me karbohidrate.-Tërheqje nga aktivitetet shoqërore.Megjithatë, është e rën

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…