PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kf ballkaniBallkani fiton me lehtësi dhe thellë ndaj Drenicës
2 min čitanja
Kf ballkani

Ballkani fiton me lehtësi dhe thellë ndaj Drenicës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ballkani ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Drenicës në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.Ekipi i Sami Sermaxhajt ka marrë fitoren e radhës në kampionat, duke mposhtur kësaj radhe Drenicën e Gentjan Mezanit.Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe më shumë raste nga vendasit, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola, por vetëm njëri iu pranua si i rregullt.Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 20-të me anë të Albin Berishës, i cili shënoi për epërsinë 1-0, ndërsa goli i minutës së 44-të iu anulua nga VAR-i.Edhe në pjesën e dytë, therandasit ishin skuadër më e mirë duke krijuar më shumë raste dhe duke arritur t’i shënojnë edhe tri gola për një fitore të thellë. Goli i parë në këtë pjesë erdhi pas vetëm dy minutave lojë dhe ishte përsëri Berisha, i cili gjeti rrjetën për epërsinë 2-0. Në minutën e 64-të radha i erdhi brazilianit Giovanni, i cili shënoi një gol të bukur pas asistimit të Valentin Serebe për 3-0, ndërsa Diar Vokrri (68’) u përkujdes për 4-0 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar i takimit. Pas kësaj fitore, Ballkani ngjitet në kuotën e 16 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Drenica mbetet e shtata me 11 pikë. Në ndeshjen e radhës, therandasit udhëtojnë te Feronikeli ’74, teksa drenicasit e presin Dritën. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ballkani ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Drenicës në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.Ekipi i Sami Sermaxhajt ka marrë fitoren e radhës në kampionat, duke mposhtur kësaj radhe Drenicën e Gentjan Mezanit.Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe më shumë raste nga vendasit, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola, por vetëm njëri iu pranua si i rregullt.Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 20-të me anë të Albin Berishës, i cili shënoi për epërsinë 1-0, ndërsa goli i minutës së 44-të iu anulua nga VAR-i.Edhe në pjesën e dytë, therandasit ishin skuadër më e mirë duke krijuar më shumë raste dhe duke arritur t’i shënojnë edhe tri gola për një fitore të thellë. Goli i parë në këtë pjesë erdhi pas vetëm dy minutave lojë dhe ishte përsëri Berisha, i cili gjeti rrjetën për epërsinë 2-0. Në minutën e 64-të radha i erdhi brazilianit Giovanni, i cili shënoi një gol të bukur pas asistimit të Valentin Serebe për 3-0, ndërsa Diar Vokrri (68’) u përkujdes për 4-0 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar i takimit. Pas kësaj fitore, Ballkani ngjitet në kuotën e 16 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Drenica mbetet e shtata me 11 pikë. Në ndeshjen e radhës, therandasit udhëtojnë te Feronikeli ’74, teksa drenicasit e presin Dritën. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…