PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
ShbaA po përgatitet një tjetër sulm ndaj Iranit? Trump takohet me komandantin e ushtrisë amerikane
1 min čitanja
Shba

A po përgatitet një tjetër sulm ndaj Iranit? Trump takohet me komandantin e ushtrisë amerikane

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Komandanti i Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane (CENTCOM), admirali Brad Cooper, ka informuar presidentin Donald Trump mbi opsionet e mundshme ushtarake kundër Iranit, gjatë një takimi të zhvilluar të enjten në Shtëpinë e Bardhë. Lajmi u raportua nga The Wall Street Journal, duke iu referuar zyrtarëve amerikanë dhe personave të njohur me diskutimet.Në takim morën pjesë edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, shefi i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, gjenerali Dan Caine, si dhe anëtarë të tjerë të kabinetit presidencial.Sipas raportimit, ky takim u parapri nga një tjetër diskutim të mërkurën, ku zyrtarët ushtarakë u takuan me zëvendëspresidentin JD Vance.Diskutimet zhvillohen në një kohë kur administrata Trump po shqyrton mundësinë e nisjes së një fushate të re ushtarake kundër Iranit, pas sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite të kryera më herët gjatë këtij viti.Ndërkohë, SHBA-ja ka shtuar në javët e fundit sistemet e mbrojtjes ajrore, municionet dhe furnizimet e tjera ushtarake në Lindjen e Mesme.Gjithashtu, sipas raportimit, një pjesë e trupave amerikane po zhvendosen nga bazat që konsiderohen më të ekspozuara ndaj një hakmarrjeje të mundshme iraniane. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Komandanti i Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane (CENTCOM), admirali Brad Cooper, ka informuar presidentin Donald Trump mbi opsionet e mundshme ushtarake kundër Iranit, gjatë një takimi të zhvilluar të enjten në Shtëpinë e Bardhë. Lajmi u raportua nga The Wall Street Journal, duke iu referuar zyrtarëve amerikanë dhe personave të njohur me diskutimet.Në takim morën pjesë edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, shefi i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, gjenerali Dan Caine, si dhe anëtarë të tjerë të kabinetit presidencial.Sipas raportimit, ky takim u parapri nga një tjetër diskutim të mërkurën, ku zyrtarët ushtarakë u takuan me zëvendëspresidentin JD Vance.Diskutimet zhvillohen në një kohë kur administrata Trump po shqyrton mundësinë e nisjes së një fushate të re ushtarake kundër Iranit, pas sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite të kryera më herët gjatë këtij viti.Ndërkohë, SHBA-ja ka shtuar në javët e fundit sistemet e mbrojtjes ajrore, municionet dhe furnizimet e tjera ushtarake në Lindjen e Mesme.Gjithashtu, sipas raportimit, një pjesë e trupave amerikane po zhvendosen nga bazat që konsiderohen më të ekspozuara ndaj një hakmarrjeje të mundshme iraniane. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…