KosovaDrafti për zgjerimin e BE-së: Kosova nuk ka shënuar përparim në fushat themelore
2 min čitanja
Kosova
Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova nuk ka shënuar përparim në fushat themelore
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2026, ndërsa Serbia, Bosnje e Hercegovina dhe Kosova nuk kanë shënuar përparim në të ashtuquajturat fusha themelore. Kështu thuhet në draftin e komunikatës vjetore të Komisionit Evropian (KE) për politikën e zgjerimit, të cilën ky institucion pritet ta publikojë javën e ardhshme.Paketa e zgjerimit është një tërësi dokumentesh përmes të cilave Komisioni Evropian vlerëson përparimin e vendeve kandidate dhe kandidate potenciale drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në bazë të saj, shtetet anëtare vendosin për hapat e mëtejshëm në negociatat e anëtarësimit, si hapja dhe mbyllja e kapitujve.Në draftin, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë (REL), vlerësohet se përparimi i vendeve të rajonit vazhdon të jetë i pabarabartë.“Serbia, Bosnje e Hercegovina dhe Kosova nuk kanë shënuar përparim në fushat themelore”, thuhet në dokument. Fushat themelore përfshijnë sundimin e ligjit, institucionet demokratike, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike, dhe përcaktojnë ritmin e përgjithshëm të negociatave.Mali i Zi: Përparim i jashtëzakonshëm drejt BE-sëMali i Zi përshkruhet në dokument si vendi që prin në procesin e zgjerimit. Sipas vlerësimit të Komisionit, Podgorica i ka përmbushur kriteret përfundimtare në të gjithë kapitujt e negociatave dhe mund t’i përfundojë negociatat deri në fund të këtij viti.“Përparimi i jashtëzakonshëm i Malit të Zi në negociatat e anëtarësimit me BE-në dëshmon se zgjerimi mbetet një realitet i arritshëm”, thuhet në draft.Komisioni vlerëson gjithashtu se Mali i Zi ka avancuar me vendosmëri punën në fushat themelore, me rezultate të mira në sundimin e ligjit, qeverisjen ekonomike dhe reformën e administratës publike. Si dëshmi se Mali i Zi prin në procesin e zgjerimit, përmend punën për traktatin e anëtarësimit dhe propozimin e Komisionit për paketën financiare.Në traktatin e anëtarësimit të Malit të Zi do të zbatohej për herë të parë një
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.