Big brother vip kosovaTre banorë u futën mbrëmë në BBVK, Olsa Muhameti: Sonte nis loja e vërtetë
2 min čitanja
Big brother vip kosova
Tre banorë u futën mbrëmë në BBVK, Olsa Muhameti: Sonte nis loja e vërtetë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Tre banorët e parë kanë hyrë mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, një ditë para nisjes zyrtare të spektaklit, i cili filon sonte. Konkurrentët që iu bashkuan këtij edicioni janë regjisorja Arlinda Morina, reperi Nichi dhe vlogerja e njohur Antoneta Koci.Ndërkohë, hyrja e tre banorëve një ditë para premierës zyrtare ka qenë një surprizë për fansat e spektaklit, të cilët prisnin që gjithçka të niste të premten.Megjithatë, nuk mbaron me kaq, pasi prime-i i parë fillon zyrtarisht këtë mbrëmje dhe siç theksoi producentja ekzekutive Olsa Muhameti se loja e vërtetë fillon sonte. “Vëllai i Madh vendosi në këtë Pre-Prime ta hap derën e shtëpisë për vetëm 3 banorë, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht pyetjeve provokuese te tij. Ama nesër është Prime 1, ku përmes një spektakli të jashtëzakonshëm, prezantohen edhe banorët e tjerë, atëherë nis loja e vërtetë”, ka shkruar Olsa në postimin e saj. Hyrja e këtyre personazheve ka zgjuar interesimin e publikut, i cili tashmë është kurioz të mësojë se cilët do të jenë banorët e tjerë që do t'i bashkohen këtij edicioni.Konkurrentët do të qëndrojnë për 100 ditë në shtëpinë e BBVK-së, ku do të përballen me sfida, dinamika dhe situata të ndryshme, në garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.