The beatlesSi u bënë bitëlsat më të mëdhenj se Shekspiri
2 min čitanja
The beatles
Si u bënë bitëlsat më të mëdhenj se Shekspiri
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Pasi e kanë lënë në hije Bardin, një atraksion i ri gjigant në Liverpul synon të vendosë Katërshen Fantastike [Fab Four] si forcën më fitimprurëse kulturore të Britanisë.Burimi: The Telegraph Përkthimi (i pjesshëm): Telegrafi.comBeatles tani janë një nga kartëvizitat më të mëdha kulturore të Britanisë, duke e kaluar madje edhe Shekspirin [William Shakespeare] kur bëhet fjalë për peshën artistike të vendit. Duhet pranuar se, në terma financiarë, grupi mund të jetë ende pas franshizës së Heri Poterit [Harry Potter]. Por, me Britaninë që tani po bëhet gati për Bitëlmaninë 2.0 [Beatlemania 2.0], mund të mos kalojë shumë kohë para se Katërshja Fantastike t’i bëjnë konkurrencë serioze Djaloshit Magjistar.Ish-selia e [kompanisë së grupit] Apple Corps në Londër, vendi i koncertit të tyre të famshëm në çati në vitin 1969, hapet për publikun vitin e ardhshëm, ndërsa viti 2028 sjell daljen e filmave biografikë - për të katër anëtarët - për ekranin e madh të [regjisorit] Sam Mendesit.Megjithatë, edhe këto projekte zbehen në krahasim me sipërmarrjen e shpallur së fundmi nga Apple Corps - një atraksion i madh për vizitorët në qendër të Liverpulit që po quhet Grejslendi [Graceland] ose Dolivudi [Dollywood] i Britanisë - sipas vendeve turistike amerikane kushtuar Elvis Presleyt dhe Dolly Partonit. Ky do të jetë projekti më i madh i lidhur me bitëlsat deri më tani dhe Paul McCartney e ka përshkruar si “të jashtëzakonshëm.”Atraksioni që do të hapet në vitin 2028, do të bëjë që Apple Corps-i, që menaxhon çështjet komerciale të grupit, ta marrë përsipër, ta zhvendosë dhe ta zgjerojë muzeun ekzistues “Beatles Story” i cili ndodhet në Liverpul. Versioni i ri do të zërë plot 9290.3 metra katrorë. Organizatorët premtojnë se “përvoja e re” do të përfshijë fëmijërinë e anëtarëve të grupit në Liverpul, në Hamburg, në lokalin “The Cavern Club,” në studion “Abbey Road” dhe më shumë ...Lexo po ashtu: - Dyshja Lennon-McCartney: Tensionet dhe konfliktet që u shndërruan në muzikë - A e shpëtoi Yoko
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.