AlpineAlpine sfidon trendin elektrik, lë të hapur derën për motorët me benzinë
1 min čitanja
Alpine
Alpine sfidon trendin elektrik, lë të hapur derën për motorët me benzinë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Prodhuesi francez Alpine nuk e përjashton mundësinë që gjenerata e re e veturës sportive A110, përveç versionit elektrik, të ofrohet edhe me motor me benzinë.Nicola Burnside, drejtoreshë menaxhuese e Alpine në Britani, deklaroi se platforma e re Alpine Performance Platform (APP) është mjaft fleksibile për të mbështetur të dy llojet e motorëve.Megjithatë, kompania mbetet e përkushtuar që fillimisht të prezantojë versionin plotësisht elektrik.A110 i ri pritet të ketë bateri të ndara në pjesën e përparme dhe të pasme, ndërsa Alpine synon që pesha e tij të jetë nën 1,500 kilogramë.Platforma gjithashtu mundëson konfigurime me një ose dy motorë elektrikë, si dhe përshtatje për motorë tradicionalë me djegie të brendshme.Alpine synon të ruajë karakteristikat që e kanë bërë A110 të famshëm: peshën e ulët, manovrueshmërinë dhe kënaqësinë gjatë vozitjes.Për momentin, asnjë version me benzinë nuk është konfirmuar, por kompania nuk e ka mbyllur këtë mundësi për të ardhmen.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.