Radja nainggolanKërkohen dy vjet burg dhe një gjobë e madhe për Nainggolan, shkak pastrimi i parave dhe lidhjet me mafinë e drogës
2 min čitanja
Radja nainggolan
Kërkohen dy vjet burg dhe një gjobë e madhe për Nainggolan, shkak pastrimi i parave dhe lidhjet me mafinë e drogës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Prokurorët e Brukselit kanë kërkuar një dënim me dy vjet burg dhe një gjobë prej 105,000 eurosh për futbollistin Radja Nainggolan në një gjykatë penale. Ai akuzohet për pastrim parash si pjesë e një hetimi për kontrabandën ndërkombëtare të kokainës. Për të pandehurit e tjerë në të njëjtën procedurë, prokurorët kërkojnë dënime që variojnë nga 12 muaj deri në 14 vjet burg.Një hetim nisi në mars të vitit 2023 kundër një grupi të dyshuar për importimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut përmes portit të Antverpit. Pas muajsh përgjimesh dhe mbikëqyrjeje, policia kreu një operacion të madh në janar të vitit 2025 dhe arrestoi disa persona. Midis tyre ishte edhe Nainggolan, i cili kaloi një natë në paraburgim.Hetuesit u interesuan për të sepse ai mori më shumë se 100,000 euro gjatë disa muajve nga Nasr-Eddine Sekkaki, vëllai më i vogël i kriminelit famëkeq Ashraf Sekkaki. Futbollisti më vonë e pagoi shumën mbrapsht me këste në llogarinë e nënës së Sekkakit. “Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine Nainggolan: Mora para hua sepse llogaritë e mia ishin të bllokuaraFutbollisti shpjegoi pas arrestimit se kishte marrë hua para nga Sekkaki sepse donte të vazhdonte stilin e tij të jetesës dhe llogaritë e tij në Itali ishin bllokuar për shkak të divorcit. "Nuk kam borxhe, por llogaritë e mia në Itali ishin bllokuar për shkak të divorcit nga Claudia", tha fillimisht Nainggolan, i cili gjatë marrjes në pyetje nga policia, ai deklaroi se nuk ishte në dijeni të reputacionit të Sekkakit. "Në sytë e mi, ai nuk ishte djalë i keq. Më dukej normal dhe modest, nuk mund të them asgjë të keqe për të. Ai nuk më tregoi kurrë për të kaluarën e tij dhe, sinqerisht, nuk më interesonte. Nuk e dija se çfarë reputacioni kishte. E mora vesh vetëm nga media pasi u arrestova në këtë rast", shtoi belgu. Prokuroria: Ai me vetëdije pastroi paraProkuroria pretendon se Nainggolan, tani an
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.