Gjykata kushtetueseArrestohet 19-vjeçari për dëmtimin e Gjykatës Kushtetuese në Tiranë, procedohen edhe pesë persona
1 min čitanja
Gjykata kushtetuese
Arrestohet 19-vjeçari për dëmtimin e Gjykatës Kushtetuese në Tiranë, procedohen edhe pesë persona
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një 19-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka thyer me sende të forta xhamat e dritareve të godinës së Gjykatës Kushtetuese, gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në Shqipëri.Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, i arrestuari është shtetasi me inicialet O. C., 19 vjeç, banues në Dibër.Ndërkohë, në kuadër të veprimeve hetimore lidhur me incidentet gjatë protestës, pesë persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, si autorë të dyshuar të veprimeve të kundërligjshme.Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për disa vepra penale, përfshirë shkatërrimin e pronës, organizimin dhe pjesëmarrjen në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishjen e qetësisë publike dhe pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit.Gjithashtu, hetimet lidhen edhe me kundërshtimin e punonjësve të Policisë së Rendit Publik dhe shkeljen e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse.Policia po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rasteve të kundërligjshme të evidentuara gjatë tubimit. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.