Konsullata e kosoves ne cyrihPiktori shqiptar në Zvicër i dhuron Konsullatës së Kosovës në Cyrih një vepër për masakrat serbe në Kosovë
2 min čitanja
Konsullata e kosoves ne cyrih
Piktori shqiptar në Zvicër i dhuron Konsullatës së Kosovës në Cyrih një vepër për masakrat serbe në Kosovë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Rexhep Leci ia dhuron Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Cyrih një pikturë që trajton masakrat e kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë. Vepra do të jetë pjesë e ekspozitës së përhershme të këtij institucioni.Piktori shqiptar Rexhep Leci, i cili jeton dhe krijon në Zvicër, është pritur në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih nga konsulli i përgjithshëm, Vigan Berisha.Gjatë kësaj vizite, artisti ka dhuruar një pikturë të realizuar nga vetë ai, me temën “Masakrat serbe në Kosovë”, përmes së cilës trajton një nga kapitujt më të dhimbshëm të historisë së popullit shqiptar.Vepra artistike përcjell mesazhe të fuqishme për dhimbjen, kujtesën dhe rëndësinë e ruajtjes së së vërtetës historike për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.Sipas njoftimit, piktura do të vendoset në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Cyrih, ku do të jetë pjesë e ekspozitës së përhershme.Me këtë rast, konsulli i përgjithshëm, Vigan Berisha, ka shprehur mirënjohje për piktorin Rexhep Leci për vizitën dhe dhuratën artistike, duke vlerësuar kontributin e tij në ruajtjen e kujtesës historike përmes artit.Dhurimi i kësaj vepre përfaqëson një kontribut artistik dhe simbolik në ruajtjen e kujtesës kolektive, duke dëshmuar se arti mbetet një mënyrë e rëndësishme për të dokumentuar historinë dhe për t'ua përcjellë brezave të ardhshëm./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.