Matthew syedMerrni mësim nga Britania: Shmangia e qendrave të të dhënave për IA-në do t’i kushtojë tepër shumë ShBA-së
2 min čitanja
Matthew syed
Merrni mësim nga Britania: Shmangia e qendrave të të dhënave për IA-në do t’i kushtojë tepër shumë ShBA-së
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Nga: Matthew Syed / New York Post (titulli: Shunning AI data centers will cost the US far more than embracing them. Just look at the UK) Përkthimi: Telegrafi.comE kuptoj. Vërtet e kuptoj. Qendrat e të dhënave janë të zhurmshme. Janë të shëmtuara. Ato mund t’i rrisin çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët, si për ty dhe si për mua, një pikë kjo e rëndësishme së cilës do t’i kthehem.Ato po ndërtohen gjithashtu prej kompanive të mëdha teknologjike të cilat e kanë shpërdoruar besimin e publikut. Na premtuan se mediat sociale do ta lidhnin botën. Në vend të kësaj, ato i dëmtuan fëmijët tanë dhe e varfëruan aftësinë tonë të përqendrimit. Por, edhe me gjithë këto shqetësime, besoj se vendimet që do të merren në muajt e ardhshëm për zgjerimin e ndërtimit të qendrave të të dhënave janë ndër më vendimtaret në histori.Gjithashtu besoj se politika e duhur, me ndonjë rezervë të vogël aty-këtu, është e thjeshtë: ndërto, ndërto, ndërto.Për ta kuptuar arsyetimin tim, ejani në vendin ku kam lindur. Në Britaninë e Madhe. Vend i mrekullueshëm. Big Beni. Universitete mbresëlënëse si Oksfordi dhe Kembrixhi. Kombi që i dha jetë Revolucionit Industrial. Çfarë ka për të mos pëlqyer?Epo, rreth 25 vjet më parë, britanikët morën një vendim. Vendosëm t’i jepnim përparësi mjedisit ndaj ndërtimit, pamjeve të bukura ndaj infrastrukturës jetike, shqetësimeve konkrete lokale ndaj abstraksionit të largët të interesit kombëtar.Ndoshta mund ta kuptoni motivin nëse e keni lexuar ndonjëherë Kryezotin e unazave [The Lord of the Rings]. Donim të ishim Toka e Mesme [Shire], ajo idilë piktoreske me pemë, pabe të këndshme dhe me hobitë. Në shumë mënyra, Toka e Mesme ishte himni i J. R. R. Tolkienit për Anglinë të cilën ai e adhuronte dhe dëshironte ta mbronte.Por, e dini shprehjen e vjetër se rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira? Efekti i grumbulluar i këtyre politikave e ka shndërruar Britaninë e Madhe jo në Tokën e Mesme, por në diçka më të ngjashme me Pyllin e Errët [Mirkwood]: të f
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.