Perparim ramaPërparim Rama pritet të intervistohet si i dyshuar nga Prokuroria Speciale
1 min čitanja
Perparim rama
Përparim Rama pritet të intervistohet si i dyshuar nga Prokuroria Speciale
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama do të intervistohet sot, më 30.10.2026, nga Prokuroria Speciale e Kosovës.KALLXO.com merr vesh se intervistimi i tij është planifikuar rreth orës 13:30 dhe do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.Burime të KALLXO.com kanë bërë të ditur se kryetari Rama do të intervistohet për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.KALLXO.com e ka kontaktuar dhe pyetur Prokurorinë Speciale për këtë çështje, por nuk ka kthyer përgjigje deri në publikimin e lajmit.Kryeqyteti më 22.07.2022 kishte hapur tender për “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës”.Vlera e tenderit ka qenë 12 milionë euro ndërsa kohëzgjatja e kontratës do të jetë 36 muaj.Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kishte deklaruar në “Kallxo Përnime” se komunës i nevojitet “Arkitekti i kryeqytetit” pasi administrata e kryeqytetit nuk ka aftësi të bëjë një numër të madh të projekteve.Mirëpo, shuma e tenderit për këtë projekt, është kritikuar në vazhdimësi nga opozita në Prishtinë si dhe shoqëria civile.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.