PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Komunikacioni në maqedoniKontroll aksional ndaj automjeteve të mallrave, konstatohen 101 parregullsi për pesë orë
2 min čitanja
Komunikacioni në maqedoni

Kontroll aksional ndaj automjeteve të mallrave, konstatohen 101 parregullsi për pesë orë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

MPB Maqedoni njofton se pardje (28.10.2026), në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 14:00, në territorin e të gjithë vendit, Sektori për Çështje të Komunikacionit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka realizuar një aksion kontrollues të automjeteve transportuese.Siç thonë nga MPB, kontrolli kishte për qëllim zbulimin dhe sanksionimin e parregullsive që lidhen me mbingarkesën e automjeteve, vendosjen dhe sigurimin e pasaktë të ngarkesës, gjendjen teknike të automjeteve, transportin e personave, si dhe automjetet që kyçen në trafik nga rrugët e paasfaltuara, kantieret e ndërtimit dhe sipërfaqe të ngjashme, me ç'rast bartin baltë në rrugë."Gjatë ushtrimit të kontrollit janë kontrolluar gjithsej 781 automjete, prej të cilave 92 janë dërguar për kontroll teknik. Janë konstatuar 101 parregullsi, ndërsa për shkak të parregullsive të evidentuara, 25 automjete janë mënjanuar nga qarkullimi. Në kuadër të kontrollit janë evidentuar edhe tri raste të veprës penale “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal"."Gjithashtu, janë konstatuar edhe 219 kundërvajtje të llojit tjetër. Për të gjitha kundërvajtjet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me dispozitat ligjore", thonë nga MPB.Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë me realizimin e aksioneve kontrolluese rrugore dhe u bën apel shoferëve dhe transportuesve që të respektojnë rregulloren ligjore, të sigurojnë rregullsinë teknike të automjeteve, si dhe vendosjen dhe sigurimin e duhur të ngarkesës.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

MPB Maqedoni njofton se pardje (28.10.2026), në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 14:00, në territorin e të gjithë vendit, Sektori për Çështje të Komunikacionit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka realizuar një aksion kontrollues të automjeteve transportuese.Siç thonë nga MPB, kontrolli kishte për qëllim zbulimin dhe sanksionimin e parregullsive që lidhen me mbingarkesën e automjeteve, vendosjen dhe sigurimin e pasaktë të ngarkesës, gjendjen teknike të automjeteve, transportin e personave, si dhe automjetet që kyçen në trafik nga rrugët e paasfaltuara, kantieret e ndërtimit dhe sipërfaqe të ngjashme, me ç'rast bartin baltë në rrugë."Gjatë ushtrimit të kontrollit janë kontrolluar gjithsej 781 automjete, prej të cilave 92 janë dërguar për kontroll teknik. Janë konstatuar 101 parregullsi, ndërsa për shkak të parregullsive të evidentuara, 25 automjete janë mënjanuar nga qarkullimi. Në kuadër të kontrollit janë evidentuar edhe tri raste të veprës penale “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal"."Gjithashtu, janë konstatuar edhe 219 kundërvajtje të llojit tjetër. Për të gjitha kundërvajtjet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me dispozitat ligjore", thonë nga MPB.Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë me realizimin e aksioneve kontrolluese rrugore dhe u bën apel shoferëve dhe transportuesve që të respektojnë rregulloren ligjore, të sigurojnë rregullsinë teknike të automjeteve, si dhe vendosjen dhe sigurimin e duhur të ngarkesës.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…