PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Dashnor kaloçiBiografia e Enver Hoxhës e vitit 1969: Takimi me Ali Kelmendin në Gjirokastër!
2 min čitanja
Dashnor kaloçi

Biografia e Enver Hoxhës e vitit 1969: Takimi me Ali Kelmendin në Gjirokastër!

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Edhe pse ishte udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste për 40 vjet me radhë ... nuk u botua kurrë një biografi zyrtare e plotë për Enver Hoxhën, ndonëse vetë ai la të shkruar një seri veprash me rreth 80 vëllime. Madje as pas viteve ’90-të të shekullit XX e deri më sot, nuk është botuar ende një biografi për ish-diktatorin komunist Enver Hoxha, e bazuar mbi dokumente arkivore që hedhin dritë mbi origjinën e hershme të familjes, me pemën gjenealogjike të saj, si dhe një jetëshkrim të tij nga dita që lindi e deri kur vdiq... Kjo, me sa duket, edhe për faktin se gjatë gjithë jetës së tij ka pasur shumë dritëhije, madje shumë njolla të errëta, të cilat bënë që ai vetë të mos jepte kurrë miratimin për botimin e një biografie të tij në një libër të veçantë - edhe pse ato biografi kanë ekzistuar në të vërtetë. Madje tre të tilla dhe me autorë të ndryshëm, të cilat gjenden edhe sot në fondin personal të Enver Hoxhës, në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë ... Biografia e tretë për Enver Hoxhën u shkrua në vitin 1969 dhe ajo ka për autor Aqif Selfon, shok i ngushtë i fëmijërisë dhe rinisë me Enverin dhe fqinj i tij në qytetin e Gjirokastrës e, më pas në Liceun francez të Korçës, ku studiuan së bashku dhe Selfo shërbeu për disa kohë edhe si kujdestar konvikti pranë atij liceu ... Kjo biografi, apo më saktë një jetëshkrim, siç e ka titulluar vetë autori i saj (ka 124 faqe me shkrim dore, ndërsa të daktilografuara 82 faqe), ashtu si dhe ato të Ndreçi Plasarit dhe Misto Treskës, nga fillimi në fund e glorifikon figurën dhe rolin e Enver Hoxhës, madje me shtrembërime dhe falsifikime të ngjarjeve dhe fakteve historike ...Nga: Dashnor Kaloçi... Po në verën e vitit 1936, Enveri, duke qenë në Gjirokastër, pati rastin të njihet edhe me militantin Ali Kelmendi [1900-1939, komunist i lindur në Pejë, vdiq në Paris]. Ali Kelmendi, si shumë të tjerë pjesëmarrës në revolucionin demokratike-borgjez të qershorit 1924, pas kthimit në dhjetor të 1924, të fuqive kundër-revolucionare të Zogut,

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Edhe pse ishte udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste për 40 vjet me radhë ... nuk u botua kurrë një biografi zyrtare e plotë për Enver Hoxhën, ndonëse vetë ai la të shkruar një seri veprash me rreth 80 vëllime. Madje as pas viteve ’90-të të shekullit XX e deri më sot, nuk është botuar ende një biografi për ish-diktatorin komunist Enver Hoxha, e bazuar mbi dokumente arkivore që hedhin dritë mbi origjinën e hershme të familjes, me pemën gjenealogjike të saj, si dhe një jetëshkrim të tij nga dita që lindi e deri kur vdiq... Kjo, me sa duket, edhe për faktin se gjatë gjithë jetës së tij ka pasur shumë dritëhije, madje shumë njolla të errëta, të cilat bënë që ai vetë të mos jepte kurrë miratimin për botimin e një biografie të tij në një libër të veçantë - edhe pse ato biografi kanë ekzistuar në të vërtetë. Madje tre të tilla dhe me autorë të ndryshëm, të cilat gjenden edhe sot në fondin personal të Enver Hoxhës, në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë ... Biografia e tretë për Enver Hoxhën u shkrua në vitin 1969 dhe ajo ka për autor Aqif Selfon, shok i ngushtë i fëmijërisë dhe rinisë me Enverin dhe fqinj i tij në qytetin e Gjirokastrës e, më pas në Liceun francez të Korçës, ku studiuan së bashku dhe Selfo shërbeu për disa kohë edhe si kujdestar konvikti pranë atij liceu ... Kjo biografi, apo më saktë një jetëshkrim, siç e ka titulluar vetë autori i saj (ka 124 faqe me shkrim dore, ndërsa të daktilografuara 82 faqe), ashtu si dhe ato të Ndreçi Plasarit dhe Misto Treskës, nga fillimi në fund e glorifikon figurën dhe rolin e Enver Hoxhës, madje me shtrembërime dhe falsifikime të ngjarjeve dhe fakteve historike ...Nga: Dashnor Kaloçi... Po në verën e vitit 1936, Enveri, duke qenë në Gjirokastër, pati rastin të njihet edhe me militantin Ali Kelmendi [1900-1939, komunist i lindur në Pejë, vdiq në Paris]. Ali Kelmendi, si shumë të tjerë pjesëmarrës në revolucionin demokratike-borgjez të qershorit 1924, pas kthimit në dhjetor të 1924, të fuqive kundër-revolucionare të Zogut,

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…