PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lajme nga zvicraShqiptari Reis Luzhnica kundërshton thirrjet për dhunë në Cyrih: Dëmtohet pozita e së majtës
2 min čitanja
Lajme nga zvicra

Shqiptari Reis Luzhnica kundërshton thirrjet për dhunë në Cyrih: Dëmtohet pozita e së majtës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Këshilltari bashkiak shqiptar në Cyrih, Reis Luzhnica, është distancuar nga thirrjet për protesta të dhunshme të paralajmëruara për të shtunën mbrëma në lagjen Kreis 4 të qytetit zviceran, duke i cilësuar ato si problematike dhe të dëmshme për kauzat sociale që përfaqëson e majta politike.Në një deklaratë për mediumin zviceran Watson, Luzhnica, përfaqësues i Partisë Socialdemokrate (SP), ka theksuar se thirrjet për dhunë në Zvicër janë shqetësuese, pasi mund të dëmtojnë edhe përpjekjet politike për çështje si rritja e qirave, shtrenjtimi i sigurimeve shëndetësore dhe pabarazia sociale.“Fakti që në Zvicër bëhet thirrje për një demonstratë të dhunshme, mendoj se është problematik”, ka deklaruar ai.Protesta është paralajmëruar për 31 tetor, nga ora 22:00, në lagjen Kreis 4, ndërsa thirrja është publikuar në platformën Barrikade.info dhe është shpërndarë nga grupe të së majtës radikale. Organizatorët kanë përmendur edhe mundësinë e dëmtimit të pronës private, duke e paraqitur thyerjen e xhamave të bizneseve të shtrenjta si formë proteste kundër pabarazisë ekonomike, transmeton Telegrafi.Në thirrjen e tyre është kërkuar që pjesëmarrësit të paraqiten me kostume për shkak se protesta përkon me festën e Halloween-it. Ndërkohë, në rrjetet sociale janë shpërndarë edhe pamje nga protesta të dhunshme në Francë.Thirrjet kanë shkaktuar shqetësim te bizneset në zonë. Sigi Huber, president i shoqatës së bizneseve në Kreis 4, ka paralajmëruar se dëmet eventuale do të preknin pronarët e lokaleve dhe qytetarët e pafajshëm.Policia e Cyrihut ka konfirmuar se është në dijeni për protestën e paralajmëruar dhe se do të angazhojë numër të përshtatshëm zyrtarësh për të menaxhuar situatën.Luzhnica ka bërë të qartë se kundërshtimi i dhunës nuk nënkupton refuzimin e çështjeve sociale që ngrejnë protestuesit, por se veprimet e tilla mund të dëmtojnë pozitën e së majtës dhe përpjekjet për adresimin e problemeve ekonomike e sociale në Zvicër./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Këshilltari bashkiak shqiptar në Cyrih, Reis Luzhnica, është distancuar nga thirrjet për protesta të dhunshme të paralajmëruara për të shtunën mbrëma në lagjen Kreis 4 të qytetit zviceran, duke i cilësuar ato si problematike dhe të dëmshme për kauzat sociale që përfaqëson e majta politike.Në një deklaratë për mediumin zviceran Watson, Luzhnica, përfaqësues i Partisë Socialdemokrate (SP), ka theksuar se thirrjet për dhunë në Zvicër janë shqetësuese, pasi mund të dëmtojnë edhe përpjekjet politike për çështje si rritja e qirave, shtrenjtimi i sigurimeve shëndetësore dhe pabarazia sociale.“Fakti që në Zvicër bëhet thirrje për një demonstratë të dhunshme, mendoj se është problematik”, ka deklaruar ai.Protesta është paralajmëruar për 31 tetor, nga ora 22:00, në lagjen Kreis 4, ndërsa thirrja është publikuar në platformën Barrikade.info dhe është shpërndarë nga grupe të së majtës radikale. Organizatorët kanë përmendur edhe mundësinë e dëmtimit të pronës private, duke e paraqitur thyerjen e xhamave të bizneseve të shtrenjta si formë proteste kundër pabarazisë ekonomike, transmeton Telegrafi.Në thirrjen e tyre është kërkuar që pjesëmarrësit të paraqiten me kostume për shkak se protesta përkon me festën e Halloween-it. Ndërkohë, në rrjetet sociale janë shpërndarë edhe pamje nga protesta të dhunshme në Francë.Thirrjet kanë shkaktuar shqetësim te bizneset në zonë. Sigi Huber, president i shoqatës së bizneseve në Kreis 4, ka paralajmëruar se dëmet eventuale do të preknin pronarët e lokaleve dhe qytetarët e pafajshëm.Policia e Cyrihut ka konfirmuar se është në dijeni për protestën e paralajmëruar dhe se do të angazhojë numër të përshtatshëm zyrtarësh për të menaxhuar situatën.Luzhnica ka bërë të qartë se kundërshtimi i dhunës nuk nënkupton refuzimin e çështjeve sociale që ngrejnë protestuesit, por se veprimet e tilla mund të dëmtojnë pozitën e së majtës dhe përpjekjet për adresimin e problemeve ekonomike e sociale në Zvicër./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…