PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Gjykata supreme"Mbajtja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia nuk mund të zgjasë më shumë se tetë ditë", Supremja del me vendim
2 min čitanja
Gjykata supreme

"Mbajtja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia nuk mund të zgjasë më shumë se tetë ditë", Supremja del me vendim

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të paligjshëm dhe e ka shfuqizuar paragrafin 3 të nenit 17 të Udhëzimit Administrativ (Ministria e Punëve të Brendshme) Nr. 05/2023 për Procedurat e Kundërvajtjes, i cili përcaktonte se patentë-shoferi mund të tërhiqet nga pala, vetëm pas përfundimit të masës mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të mjetit.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen juridike të konfliktit administrativ, duke vendosur sipas padisë së 28 paditësve kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme - Policisë së Kosovës, ka aprovuar pjesërisht si të themeltë kërkesëpadinë për shfuqizimin e pjesshëm të aktit nënligjor normativ."Gjykata Supreme ka vlerësuar se marrja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjetit janë dy institute të ndryshme juridike, të cilat nuk duhet të ngatërrohen në zbatimin e tyre".Tutje në njoftim thuhet se duke iu referuar nenit 244 të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, Gjykata ka konstatuar se mbajtja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia nuk mund të zgjasë më shumë se tetë ditë."Për rrjedhojë, kushtëzimi i tërheqjes së dokumentit me përfundimin e masës mbrojtëse, e cila mund të zgjasë tre, gjashtë apo dymbëdhjetë muaj, është në kundërshtim me ligjin. Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, një akt nënligjor nuk mund të zgjerojë kompetencat e përcaktuara me ligj dhe as të vendosë kufizime shtesë që nuk kanë bazë ligjore", thuhet në njoftim. Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim gjykata ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për shfuqizimin e paragrafëve 1 dhe 2 të nenit 17 të këtij Udhëzimi Administrativ duke vlerësuar se këto dispozita kanë karakter procedural dhe organizativ, pasi përcaktojnë njësinë policore përgjegjëse për administrimin e dokumentit dhe detyrimin për lëshimin e vërtetimit për marrjen e përkohshme të patentë-shoferit, pa tejkaluar autorizimet e përcaktuara me ligj. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të paligjshëm dhe e ka shfuqizuar paragrafin 3 të nenit 17 të Udhëzimit Administrativ (Ministria e Punëve të Brendshme) Nr. 05/2023 për Procedurat e Kundërvajtjes, i cili përcaktonte se patentë-shoferi mund të tërhiqet nga pala, vetëm pas përfundimit të masës mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të mjetit.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen juridike të konfliktit administrativ, duke vendosur sipas padisë së 28 paditësve kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme - Policisë së Kosovës, ka aprovuar pjesërisht si të themeltë kërkesëpadinë për shfuqizimin e pjesshëm të aktit nënligjor normativ."Gjykata Supreme ka vlerësuar se marrja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjetit janë dy institute të ndryshme juridike, të cilat nuk duhet të ngatërrohen në zbatimin e tyre".Tutje në njoftim thuhet se duke iu referuar nenit 244 të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, Gjykata ka konstatuar se mbajtja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia nuk mund të zgjasë më shumë se tetë ditë."Për rrjedhojë, kushtëzimi i tërheqjes së dokumentit me përfundimin e masës mbrojtëse, e cila mund të zgjasë tre, gjashtë apo dymbëdhjetë muaj, është në kundërshtim me ligjin. Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, një akt nënligjor nuk mund të zgjerojë kompetencat e përcaktuara me ligj dhe as të vendosë kufizime shtesë që nuk kanë bazë ligjore", thuhet në njoftim. Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim gjykata ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për shfuqizimin e paragrafëve 1 dhe 2 të nenit 17 të këtij Udhëzimi Administrativ duke vlerësuar se këto dispozita kanë karakter procedural dhe organizativ, pasi përcaktojnë njësinë policore përgjegjëse për administrimin e dokumentit dhe detyrimin për lëshimin e vërtetimit për marrjen e përkohshme të patentë-shoferit, pa tejkaluar autorizimet e përcaktuara me ligj. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…