ItaliArrestohen dy italianë për vrasjen e shqiptarit në Itali, u qëllua me armë në fytyrë dhe trupi iu hodh në kanal
2 min čitanja
Itali
Arrestohen dy italianë për vrasjen e shqiptarit në Itali, u qëllua me armë në fytyrë dhe trupi iu hodh në kanal
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Dy shtetas italianë, të moshës 51 dhe 54 vjeç, janë arrestuar në Itali nën dyshimin për vrasjen e 35-vjeçarit shqiptar Ferdinant Hoti, trupi i të cilit ishte gjetur më 8 shtator në një veturë të fundosur në kanalin Tergola, në San Giorgio delle Pertiche, në provincën e Padovës.Sipas televizionit publik italian Rai News, dy të dyshuarit janë arrestuar nga karabinierët pas hetimeve të zhvilluara nga autoritetet italiane. Ata dyshohet se e kanë vrarë shqiptarin me një të shtënë pushke në fytyrë, nga një distancë e afërt, transmeton Telegrafi.Hetuesit dyshojnë se vrasja ishte e paramenduar dhe lidhej me konflikte të krijuara në kuadër të trafikut të lëndëve narkotike në territorin e Venecias.Trupi i pajetë i Hotit ishte zbuluar më 8 shtator, në ulëset e pasme të një veture Fiat Bravo, e cila ishte fundosur në kanalin Tergola. Vetura nuk kishte targa, ndërsa trupi i viktimës ishte mbështjellë me qese të zeza plastike dhe ishte fshehur nën goma dhe materiale të tjera.Hetimet morën një kthesë të rëndësishme pas analizave teknike të veturës. Në pjesën e pasme të saj, në një zonë ku dyshohet se ishte shtyrë për ta hedhur në kanal, ekspertët gjetën gjurmë gishtash që ndihmuan në identifikimin e njërit prej të dyshuarve.Po ashtu, policia analizoi dhjetëra orë incizime nga kamerat e sigurisë, përmes të cilave arriti të rindërtonte lëvizjet e fundit të viktimës.Pamjet treguan se Hoti kishte hyrë me veturë në një objekt industrial në Mirano, në provincën e Venecias, ku njëri prej të dyshuarve kishte në dispozicion një hapësirë të përdorur si punishte.Pas kësaj, 35-vjeçari nuk ishte regjistruar më në pamjet e kamerave si person i gjallë.Gjatë hetimeve, dy të arrestuarit kanë bashkëpunuar me autoritetet, duke ndihmuar në gjetjen e një pushke të kalibrit 12, e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.Ndaj dy italianëve rëndojnë dyshimet për vrasje të rëndë të paramenduar, fshehje të kufomës dhe mbajtje të paligjshme të armës së zjarrit në bashkëpunim. Ata janë dërguar n
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.