“Les nuk mbante doreza sepse duhej t’i ndiente bletët që të mos i shtypte. ‘A t’i vë në fytyrë?’ - tha ai. ‘Patjetër!’ - iu përgjigja”.Intervistë me fotografen Holly Lynton Intervistoi: Chris Broughton / The Guardian Përkthimi: Telegrafi.comPikënisja për serinë time Duarthatë [Bare Handed] ishte një zog që ngeci në rrjetën rreth shkurreve të mjedrës në oborrin tim. Kjo më bëri të mendoja për problemin që kanë njerëzit në ndërveprimin me botën natyrore. Si ia dalim të sigurojmë ushqimin dhe gjërat e tjera që na duhen, duke mbetur njëkohësisht kujdestarë të mirë të tokës? Kisha parë vepra të fotografëve që tregonin se si Agrobiznesi i Madh po e shkatërronte mjedisin. Doja të gjeja njerëz që kishin një qasje respektuese, që përpiqeshin të punonin në harmoni me të, por që mund të gjendeshin në një situatë të frikshme ose të rrezikshme.Iu afrova Lesit, burrit në këtë fotografi, pasi fola me drejtorin e një hapësire ekspozimi në Albukerki, Nju-Meksiko, i cili e kishte punësuar për të hequr nga pema e tij një koshere të bletëve të egra. Veçse kisha provuar të fotografoja një bletar tjetër që mbante një kostum të plotë mbrojtës, por ai mund të dukej edhe si astronaut. Me Lesin munda të qëndroja pranë dhe të punoja me të për tri ditë. Dy ditët e para përfshinin fotografi të drejtpërdrejta dokumentare të tij duke u kujdesur për kosheret. Pastaj, ditën e tretë, nxënësja e tij Amber erdhi për të ndihmuar.Lesi e kishte bletën mbretëreshë në një kafaz në xhepin e këmishës dhe i kërkoi Amberës ta nxirrte. Kudo që ndodhet mbretëresha, pjesa tjetër e kolonisë do të mblidhet në tufë. Kam bërë një fotografi ku Lesi dhe Ambera janë bashkuar nga bletët, dhe ai ishte momenti im “aha!” Ambera e nxori mbretëreshën dhe e vendosi në dorën e Lesit, dhe aty shkuan më pas bletët. Ai më pa me duart plot me bletë dhe tha: “A t’i vë në fytyrë?” I thashë: “Patjetër!”Lesi i ngriti ngadalë duart drejt fytyrës. Bletëve nuk u pëlqejnë qimet, prandaj nuk janë në mjekrën e tij ose në majë të kokës. Ai i
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.